Fran Frokaj

Tjetërsim të pronave në Lezhë, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë

12 Prill 2023, 09:48| Përditesimi: 12 Prill 2023, 12:46

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave. GJKKO ka pranuar gjithashtu gjykimin e shkurtuar. Sipas hetimeve të nisura që nga viti 2019, rezulton se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme 66 mijë metra katrore tokë  në bregdetin e Lezhës, me vlerë 13 milionë euro. SPAK argumenton se është dokumentuar se në kundërshtim me ligjin janë përvetësuar sipërfaqet e mëdha, ndërsa në vitin 2021 gjykata e posaçme vendosi sekuestrimin e këtyre pronave.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me  vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin, një dosje tjetër kjo. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës me vendimin e sotëm, vendosi t'ia ulë dënimin në 3 vite. 

Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit. 13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.

Në tetor 2022 SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar gjykim për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 10 persona të tjerë pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Gjatë hetimit të nisur prej vitit 2019 rezulton se është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Që prej 28 korrikut 2022, Gjykata së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e këtyre pronave. Gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim ligjin. Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka vendosur marrjen në cilësinë e të pandehurit dhe ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të:

Fran Frrokaj (me detyrë/në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Bashkisë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjok Ndoka (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sokol Toma (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Bledar Cara (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nikolin Shtjefni (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sokol Vocaj (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjovalin Marku (me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunës në Bashkinë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Luigj Paloka (me detyrë “topograf” në kohën e kryerjes së veprës penale), i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Adiona Martini (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Juxhina Mema (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Altin Mikaj (përfitues i pronave të tjetërsuara në mënyrë të paligjëshme), i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë, gërma “c” i Kodit Penal.

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit. 13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet dhe kërkon gjykimin, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezha: 12/04/2023 11:50

    Fran Frrokaj i biri i spiunit dhe hajdutit Gjon Frroku,nuk ka len fukara pa i rene ne qafe, ai ju ka bere shume zollume banoreve te zones, ka qene dhe mbetet legen.

    Përgjigju
    • kol: 15/04/2023 15:58

      po kol toma, ca ka prite me ba me lejet e ndertimit!! super hajdut.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?