Edmir Bregu, Astrit Avdylaj dhe Enea Kume

Kronikë

Tjetërsimi i pronave dhe vrasja e Edmir Bregut, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit! Mes tyre vëllai i deputetit të PS-së dhe ai i 'Rrumit të Shijakut'

4 Tetor, 11:37| Përditesimi: 4 Tetor, 15:20

  • Share

TIRANË - Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest në burg” për 4 anëtarët e grupit kriminal të Avdylajve dhe Rrumit të Shijakut, në akuzë për vrasje dhe tjetërsim pronash te Gjiri i Lalëzit.

Këtë të shtunë para gjykatës dolën Astrit Avdylaj, arrestuar më herët në operacionit “Revanshi”, Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, Vullnet Muça dhe Vlash Brahja.

Në fuqi u la edhe masa ndalim për dalje jashtë shteti për Edlira Avdylajn. Në kërkim vijojnë të jenë Aleksandër Laho, njohur si Rrumi i Shijakut, Alfred Doka dhe një tjetër. Sipas SPAK, hetimi u nda në dy çështje të ndryshme.

Përmes bisedave “SkyECC”, SPAK zbardhi vrasjen e Edmir Bregut, i ekzekutuar në 2021. Porositës i vrasjes dyshohet Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për nipin e tij, të cilin tentuan t’ia vrasin. Në krim sipas SPAK ndihmoi Enea Kume, vëllai i deputetit të PS, ndërsa ekzekutor dyshohet Alfred Doka.

SPAK zbardhi edhe falsifikimet për tjetërsimet e pronave në bregdet, përmes disa dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i PD, kur iu bë atentat në 2019 nën shoqërinë e Rrumit të Shijakut.

Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut

Përmes përgjimeve në Sky ECC, SPAK zbardhi vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje për të cilën Prokuroria e Posaçme thotë se është ekzekutuar për hakmarrje. Sipas SPAK, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. 

Edmir Bregu alias Ilir Kuçi 32 vjeç ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij.

Tjetërsimi i pronave në Durrës

SPAK ka zbardhur edhe falsifikimet për tjetërsimet e pronave në bregdet. Disa dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i PD, ditën kur iu bën atentat nëntorin e vitit 2019 nën shoqërinë e Aleksandër Lahos, ndihmuan SPAK të zbardhte skemën e mirëfilltë të përvetësimit të pronave shtet në bregdetin e Durrësit.

Në krye të këtij grupi të përfshirë në tjetërsimin e pronave, Prokuroria e Posaçme akuzon Aleksandër Lahon (ose Rumi i Shijakut), i cili është në kërkim. Si pjesë të këtij grupi, SPAK thotë se janë edhe Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos) ; Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu dhe Vlash Brahja.

Anëtarët e grupit kanë falsifikuar dokumente të ndarjes së tokës në fshatrat Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës.

MASAT E SIGURISË 
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)
Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)
Vlash Brahja (arrest në burg)
Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)
Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)
NË KËRKIM
Elidon Avdylaj alias Aldo Abdylaj
Aleksandër Laho
Alfred Doka
Agron Bejdolli

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?