Edmir Bregu, Astrit Avdylaj dhe Enea Kume

Kronikë

Tjetërsimi i pronave dhe vrasja e Edmir Bregut, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit! Mes tyre vëllai i deputetit të PS-së dhe ai i 'Rrumit të Shijakut'

4 Tetor, 11:37| Përditesimi: 4 Tetor, 12:35

  • Share

TIRANË - Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg 4 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) si pjesë e një grupi kriminale të dyshuar si të përfshirë në vrasje dhe skemë të tjetërsimit të pronave, në Gjirin e Lalzit përmes falsifikimeve.

Konkretisht masa e sigurisë ‘arrest me burge është lënë për vëllaiin e ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça, Ena Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kumes, Vlash Brahja dhe Astrit Avdyli. Ndërkohë, masa e ndalimit të daljes jashtë vendit është lënë për Ermira Avdylin.

Grupi kriminal u godit gjatë një operacionit të SPAK më 2 tetor në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjatë aksionit, u ekzekutuan masat e sigurisë për 5 persona (mes tyre Astrit Avdylaj i cili ndodhej në burg) dhe u shpallën në kërkim 4 persona: Elidon Avdylaj alias Aldo Abdylaj, Aleksandër Laho, Alfred Doka dhe shtetasi me iniciale A.B.

Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut

Përmes përgjimeve në Sky ECC, SPAK zbardhi vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje për të cilën Prokuroria e Posaçme thotë se është ekzekutuar për hakmarrje. Sipas SPAK, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. 

Edmir Bregu alias Ilir Kuçi 32 vjeç ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij.

Tjetërsimi i pronave në Durrës

SPAK ka zbardhur edhe falsifikimet për tjetërsimet e pronave në bregdet. Disa dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i PD, ditën kur iu bën atentat nëntorin e vitit 2019 nën shoqërinë e Aleksandër Lahos, ndihmuan SPAK të zbardhte skemën e mirëfilltë të përvetësimit të pronave shtet në bregdetin e Durrësit.

Në krye të këtij grupi të përfshirë në tjetërsimin e pronave, Prokuroria e Posaçme akuzon Aleksandër Lahon (ose Rumi i Shijakut), i cili është në kërkim. Si pjesë të këtij grupi, SPAK thotë se janë edhe Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos) ; Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu dhe Vlash Brahja.

Anëtarët e grupit kanë falsifikuar dokumente të ndarjes së tokës në fshatrat Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës.

MASAT E SIGURISË 
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)
Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)
Vlash Brahja (arrest në burg)
Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)
Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)
NË KËRKIM
Elidon Avdylaj alias Aldo Abdylaj
Aleksandër Laho
Alfred Doka
A.B.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?