LEZHË- Pashk Ndoka i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre pas hetimeve për tjetërsim pronash në Lezhë, në zonën e lagunës së Kune Vain është arrestuar nga policia.
61 vjeçari, banues në Lezhë, ishte me me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Tjetërsimi i Lagunës".
Pas arrestimit të Ndokës, ka shkaur në 5 numri i funksionarëve publikë, të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, të ndaluar më parë në kuadër të këtij operacioni, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune - Vainit, konkretisht të zonës së quajtur "Grykëderdhja e Matkeqës".
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në dëmtimin apo keqmenaxhimin e zonave të mbrojtura të qarkut.