Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës me vendimin e sotëm, vendosi t'ia ulë dënimin në 3 vite. Fran Frrokaj ishte i vetmi ish-zyrtar i pandehur që ndoqi dhënien e vendimit, por ai u largua nga salla pa u arrestuar, pasi vendimi pritet t’i jepet për ekzekutim policisë. Kjo do të thotë, se nga momenti në moment, pritet që Frrokaj të arrestohet.
Me 3 vite burg, Apeli i Shkodrës i kryesuar nga gjyqtari Tonin Stërkaj dënoi edhe ish-kryetarin e Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, që gjithashtu në shkallë të parë ishte dënuar me 4 vite. Gjykata e Apelit gjeti fajtor edhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë shtetërore ranishte në bregdetin e Ranës së Hedhun.
Për ish-nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi dhe ish-juristin e bashkisë Ardenis Haxhia dënimi u me burg u konvertua me shërbim prove, ndërsa ish-futbollisti Renata Malotaj i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës u dënua nga apeli me 1 vit shërbim prove. Ndërsa për 13 personat e tjerë Apeli la në fuqi vendimet e Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë e cila i kishte dënuar nga 1 deri në 3 vite burg. Në vitin 2017, Prokuroria u vu në lëvizje pas denoncimit të një qytetari se prona e tij rezultonte në hipotekë në emër të familjeve të tjera.
Për tjetërsim pronash në bregdet Fran Frrokaj dhe Gjok Ndoka janë marrë të pandehur dhe nga SPAK, pas një hetimi të nisur në vitin 2019, për përfitimin në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.
Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit. 13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet dhe kërkon gjykimin, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2020, Frrokaj është dënuar nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por SPAK kërkon gjykim shtesë për 11 persona të tjerë të grupit. Më 18 korrik, Frrokaj u paraqit në SPAK por nuk pranoi të tregonte arsyen, thjesht u justifikua duke thënë "Kam ardhur për punët e mia".
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Partia talebane demonNkratike. Hajdute e zhvates te popullit. 3 vjet jane shume pak
Përgjigjutre vite jane shume pak,,,,,10 vjet duhej denuar...
Përgjigju