Tjetërsimi i pronave, SPAK zbarkon në zyrat e Kadastrës në Lezhë! Shoqërohet një person

17 Nëntor 2022, 10:43| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 13:16

  • Share

LEZHË- Oficerë të BKH-së kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zyrat e Kadastrës në Lezhë. Sipas informacioneve ato kanë sekuestruar disa dokumentacion dhe kanë shoqëruar një person. Mbetet ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me një procedim që ka shkuar për gjykim apo ndonjë procesim i ri. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një procedim penal apo prezenca e tyre ka lidhje me procedimin e mëparshëm, ku janë marrë të pandehur disa ish-zyrtar, përfshirë dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. Ndërkohë që sot sipas informacioneve do të bëhet seancë paraprake në GJKKO për personat që ka marrë SPAK pak ditë më parë të pandehur.

Kujtojmë se në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, është dënuar me vendim të formës së presë ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës me vendimin e pak javëve më parë, vendosi t'ia ulë dënimin në 3 vite. 

Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit. 13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.

*Redaksia po punon për të mësuar më shumë detaje...

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?