Foto ilustruese

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezër, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar

24 Maj 2022, 17:03| Përditesimi: 24 Maj 2022, 17:10

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 persona, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar nga prokuroria, pasi nuk ndodhen në Shqipëri. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku u gjetën fajtor për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pasi shqyrtoj çështjen ne themel, gjyqtarja Elsa Ulliri doli në konkluzionin se tre vëllezërit kane konsumuar element të veprës penale për të cilën ishin vënë nën akuze dhe i dënoi ata në mungesë. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku, ishin pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin në rolin e përfituesit të tokës. Ata u hetuan si pjesë e të njëjtës çështje për të cilën është dënuar dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Çështja për vëllezërit u nda në gjykatë, për shkak se ata nuk ishin në Shqipëri dhe nuk u ndaluan si pjesa tjetër e të akuzuarve. Frrokaj dhe të tjerët po ashtu u dënuan në Gjykatën e Shkallës së Parë, por vendimi për këtë rast nuk ka marrë ende formë të prerë, pasi çështja është në shqyrtim nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” Frrokajn, ndërsa bashkë me të u dënuan edhe 16 persona të tjerë, por vendimi u kthye pas nga Gjykata e Apelit në Shkodër për proces të parregullt. Pas rekursit të prokurorisë Gjykata e Lartë e dërgoi çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?