Gjykata e Lezhës i ka hequr masën e sigurisë "arrest shtëpie" ish-deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, i akuzuar si i përfshirë në tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun.
Për ish-deputetin, gjykata nga arrest shtëpie tanimë ka caktuar masën detyrim paraqitje.
Ndërkohë në Gjykatë vazhdon gjykimi për pjesën tjetër të grupit. Mes personave të marrë të pandehur për tjetërsimin e pronave në Lezhë është dhe vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi Ndoka, motra e tij Mimoza Ndoka, si dhe xhaxhai i tij Gjok Ndoka. Po kështu persona të tjerë që janë vënë nën akuzë si të pandehur janë dhe Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë.
Ndaj 15 të pandehurve të kësaj dosje rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të dokumentave”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka, u ndalua në pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj.
Në atë kohë u arrestuan 12 persona. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave.
tómalo con jugo porque la carne está terminada ...
PërgjigjuDuhen banditë për zgjedhje vend i mallkuar me fundërrina që s'dënohen
Përgjigjuja drejtesia e re...e Rilindjes...
Përgjigju