LEZHË- Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar. I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.
Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre, por pa ia arritur qëllimit. Në këto kushte, ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.
Gjykata e Apelit në Shkodër dha këtë të premte, 28 tetor, vendimet në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin për 18 persona. Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarku Gjok Ndoka u dënuan me nga 3 vite burg.
Gjykata gjeti fajtor dhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Për ish-nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi dhe ish-juristin e bashkisë Ardenis Haxhia dënimi me burg u konvertua me shërbim prove, ndërsa ish-futbollisti Renata Malotaj i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës u dënua nga Apeli me 1 vit shërbim prove. 2 përfitues të pronave të tjetërsuara po ashtu u lanë në dënim me kusht. Për personat e tjerë, Apeli la në fuqi vendimet e Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë e cila i kishte dënuar nga 1 deri në 3 vite burg.
Personat në kërkim
- 1.Gjok Ndoka ish-kryetar i kryetar i qarkut
- 2.Eduart Lekaj ish-arkivist i komunës Shëngjin
- 3.Artan Djala ish-drejtor i Hipotekës
- 4.Ermando Jakaj ish-specialist i Hipotekës
- 5. Lek Frroku përfitues toke
- 6.Vasil Gjoni përfitues toke
- 7.Zef Gjjni përfitues toke
- 8.Luigj Paloka topograf
- 9. Nikoll Tinaj përfitues toke
Mendoj qe duhet ndryshuar ligji per prezencen e te akuzuarve ne gjyq.Duhet bere i tille qe kur te lexohet vendimi te akuzuarit duhet patjeter te jene prezent ne sallen e gjyqit dhe aty sipas vendimit,policia t'ju hedhe prangat e t'i shoqeroje ne qeli,ose t'i lere te lire.Gjitheashtu gjykatesit duhet te tregohen me te ashper,sidomos kur behet fjale per ceshtje penale,ne lidhje me pjesemarjen.Nje here mungojne palet( te akuzuar/akuzues),njehere nuk vijne prokuroret,nje here nuk duken avokatet.Jane bere gjykatat tona si hane pa porta.
Përgjigju