Jorgo Goro

Kronikë

Tjetërsimi i pronës në Livadhë/ GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar

30 Korrik, 12:27| Përditesimi: 30 Korrik, 13:27

  • Share

Tiranë - GJKKO dha sot (30 korrik) vendimin për dosjen e dytë në ngarkim të Jorgo Goros, ish-kryebashkiakut të Himarës - për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.

Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

Gjykata ka dënuar gjithashtu  edhe Vasillaq Strakoshën me 1 vit e 6 muaj burg. Pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit heqje lirie, i pezulluar për një periudhë 2-vjeçare shërbimi prove. Edhe për Strakoshën, gjykata vendosi ndalim për 5 vite nga funksionet publike.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?