Toka e tjetërsuar, Ardit Kërtusha dhe Leonard Kadrimi

Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë të Durrësit, lihet në burg ‘koka e vjedhjes’ Ardit Kërtusha, ish-zv.drejtori i Kadastrës dhe 3 të tjerët

14 Prill, 15:22| Përditesimi: 14 Prill, 15:59

  • Share

DURRËS- Pesë të arrestuarit për tjetërsimin e 448 mijë m2 tokë në Spitallë të Durrësit janë lënë në burg. Ata janë njohur sot me masën e sigurisë, ku Gjykata e Durrësit la në fuqi arrestin me burg për kokën e vjedhjes Ardit Kërtushën, ish-zv.drejtorin e Kadastrës Leonard Kadrimi dhe tre të tjerët, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla dhe Gjovalin Ndoci.

Masa është mbajtur paraditen e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të pestë akuzohen se kanë tjetërsuar prone përmes falsifikimit të dokumenteve.

Report Tv siguroi dosjen hetimore të tjetërsimit të tokave në Durrës, në të cilën thuhet se një sipërfaqe prej 448 mijë metra katrorë tokë e shtetit kaloi tek privatët me letra false. Përfituesit e kësaj toke, kanë deklaruar në prokurori se nuk janë pronarë, por kanë firmosur për llogari të Ardit Kërtushës. Ky i fundit është eksponent i PD-së së Lulzim Bashës në Durrës dhe më herët ka qenë kandidat i PS-së.

Pronat kaluan me firmën e numrit 2 të Kadastrës Durrës, Leonard Kadrimi, bashkëshort i zëdhënëses së Rithemelimit, i cili u arrestua. Në pranga ranë dhe 4 përfituesit e pronës, mes tyre Ardit Kërtusha. Toka e tjetërsuar është sekuestruar.

Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit rezulton se juristja e Kadastrës Aida Kila ka pranuar dokumentet false të Lirim Xhametës duke i hapur rrugë së pas regjistrimit me falsifikim të kësaj prone. Ndërsa juristi tjeter Mikel Zaho dhe zv/drejtori i Kadastrës Leonard Kadrimi dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara".

Operacioni 'Tjetërsimi" Të arrestuar 
1- Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-zv/drejtor i ASHK Durrës, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre" 
2- Lirim Xhameta, 58 vjeç -përfitues i 75 000 m2 - Banues në Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
3- Dashnor Taulla, 61 vjeç, -  përfitues i 76 000 m2 - Banues në Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale"
4- Ardit Kërtusha, 33 vjeç - banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale"
5- Gjovalin Ndoci, 44 vjeç - banues në Durrës, Akuzohet “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Në kërkim   
Mikel Zaho, 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, Akuzohet për “Shpërdorim detyre”; 
Krenar Karati, 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Detyrim me paraqitje 2 here ne muaj 
1-Aida Kila 
- ish juriste e ASHK Durres,  Akuzohet për “Shpërdorim detyre” 
2- Oliver Xhamuça 
3- Bukuroshe Bega 
4- Shqiponjë Vaka 
5- Shkëlqim Taulla
6- Kastriot Taulla
7- Ëngjëll Taulla
8- Klaudio Xhameta 
9- Myzejen Xhameta 
Nga Oliver Xhamuça tek Myzejen Xhameta, të 8 akuzohen për “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale,

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?