Foto ilustruese

Tjetër aksident në qarkun e Lezhës, makina humb kontrollin në aksin Laç-Mamurras dhe përfundon në kanal, 2 të plagosur rëndë

18 Maj 2022, 16:36| Përditesimi: 18 Maj 2022, 18:26

  • Share

LEZHË- Dy persona u plagosen rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga  dhe u përmbys në një kanal në rrugën e vjetër Laç-Mamurras. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 të së mërkurës, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Të plagosurit, shoferi  dhe pasagjeri u dërguan me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe sipas  të dhënave, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Policia e cila mbërriti  menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij  aksidenti i cili është i 9-ti që ndodh në harkun kohor të 1 javë në rrugët e Qarkut  të Lezhës.

Bilanci i këtyre aksidenteve gjatë kësaj periudhe është 2 viktima dhe  18 të plagosur, ndërsa situatë e krijuar ka vënë në alarm Policinë Rrugore, e cila  është vënë në lëvizje, duke ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?