Tjetër rekord negativ, euro po zbret në 98 lekë, dollari 88 LEKË

25 Shtator, 15:48| Përditesimi: 25 Shtator, 15:51

  • Share

Monedha evropiane dhe dollari amerikan po dobësohen edhe më shumë përballë monedhës kombëtare.

Sot, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 98 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në tregun valutorë. Vetëm brenda këtij muaj euro është zhvlerësuar me afro 2%.

Kurse dollari ka zbritur në 88 lekë, përsëri një tjetër rekord i ulët.

Institucionet shtetërore thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros apo dollarit në treg.

Kurse ekspertët thonë se në këtë zhvlerësim të monedhave të huaja po ndikon ndjeshëm edhe paraja informale. Ky zhvlerësim ka goditur jo vetëm eksportuesit që kanë humbje të fitimit me miliona por edhe vetë arkën e shtetit.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?