Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim publik ku akuzoi opozitën për valën e sulmeve shpifëse, si rasti i kallëzimit në SPAK të vëllait të tij nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, hetim që SPAK e mbylli duke thënë se nuk u gjet asnjë provë që e lidhnin Olsi Ramën me Xibrakën, duke e pezulluar dosjen dhe kaluar në Polici.
Por teksa është marrë shkas nga një foto e vjetër e kryeministrit gati tre dekada më parë, ku u dhunua barbarisht nga njerëzit e regjimit të Sali Berishës në atë kohë, komentuesit të shumtë kanë reaguar në profilin e kryeministrit si për daljen e sotme ku quajti PD-në ‘katran parti’ dhe për foton e dhunës të vitit 1997.
Një komenti në profilin e tij të rrjetit social nga qytetari Ardit Hysa, i cili i shkruante kryeministrit për foton kur u dhunua nga regjimi i Berishës më 1997 me leva, se:
“O t’ka ik hunda shtrembërt, por vetëm ti mos fol për drogë...!”.
Por kreu i qeverisë i përgjigjet me një video-post në rrjetin social ndjekësit, duke e cilësuar komentuesin si një “top balte” të asaj “katran partie” që i përdor qytetarët, siç përdori piramidat e Sudes dhe Xhaferrit, koha që i përkiste edhe foto e dhunës.
Rama pohon se kishte të thyer kockën e hundës, të dëmtuar pjesën e pasme të kafkës dhe çarje të buzës me leva nga ai sulm barbar i ‘katran partisë’ pse kërkonte firma në peticion për dorëheqjen e qeverisë Berisha në Janar 1997.
Rama shprehet se nuk ka përdorur kurrë drogë, duke i kujtuar komentuesit dhe shumë të tjerëve që të mos bien pre e shpifjeve dhe të jenë dinjitozë.
Reagimi i plotë i Ramës:
“Në fakt jo i dashur Ardit, por po, është e vërtetë që këtë kockën e hundës nuk e kam të drejtë, dhe e di pse? Sepse pikërisht ajo katran partia që ta ka mbushur mendjen ty se unë jam drogaxhi, siç e shkruan, ose je i vetmi, duke ta përsëritur mijëra herë derisa duket se shpifja është e vërtetë, e ky quhet lavazh truri, ma kanë thyer hundën bashkë me kafkën këtu mbrapa dhe më kanë çarë edhe buzën këtu (bën me shenjë), po ta shikosh, me leva dhe doreza hekuri. Dhe ja po të tregoj se ti je i ri dhe mbase se ke idenë e piramidave të Sudesë dhe Rapushit që grabitën shqiptarët të tëra kursimet me bekimet e katranit të madh të asaj partisë që të ka mësuar ty dhe plotë të tjerë, të shkruash e të thuash se unë jam drogaxhi.
Ja pra ishte viti 1997, (tregon foton e dhunës ndaj tij, me fytyrën e fashuar dhe gjakosur) dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile, për një peticion për dorëheqjen e qeverisë së asaj kohe, që të shmangej ajo katastrofë që erdhi më pas, kur më dolën në pritë, në mes të errësirës dhe të baltës së tmerrshme të atij dimri, në Tiranën e asaj kohe, ishte Janar si tani dhe më lanë në rrugë të mbuluar me gjak. Pastaj të nesërmen doli një kloun e asaj katran partisë, si puna e këtij Gazment ziut të sotëm, e tha se do ketë qenë sherr për punë të ndonjë femre. Epo s’ka më keq Ardit, s’ka më keq se të thuash për tifozllëk politik ‘fluturon gomari’, duke u përdorur si një top balte në luftën e pisët për pushtet e ca të tjerëve, që ty të përdorin, në lidhje me ty, se ti as më njeh, as më ke parë duke marrë drogë, as ke parë provë që unë marr drogë, dhe unë vetë s’kam asgjë me ty se as të njoh, as më njeh, se mund të jesh edhe djalë i mirë në punën tënde. Por një gjë ma dëgjo po deshe, për veten tënde dhe jo për mua, se s’ka nevojë as të më duash mua as të më votosh mua që të jesh dinjitoz që të respektosh veten.
Sa më shumë ta respektojnë veten e tyre njerëzit e zakonshëm si ti duke mos imituar modelin e kësaj katran politikës, verbërisht në stadium, por duke ruajtur dinjitetin edhe në kundërshti, aq më shumë shtohen shanset që kjo politikë turpi për Shqipërinë, një turp me sharje-shpifje si askund tjetër, në Ballkan, se në Europë as bëhet fjalë, t’i hiqet më në fund qafe shoqërisë dhe ta ketë edhe Shqipëria, pse mos ta ketë një opozitë dinjitoze, një chat sharje-shpifësish, si kjo këtu që s’ka as din dhe as iman. Gjithë të mirat Ardit!”.
Si ka mundesi qe zoti krijues e len mbi toke kete plak te pa bese qe te vret naten e te qan diten, me siguri sdo jete e gjate koha kur ky monster ti bashkohet djajve ne ferr por demi qe i beri Shqiperise ishte I madh do te lere nje plage te madhe ne historine tone te pervuajtur, por Shqipetaret do e gjejne perseri veten sepse neve nuk na mposht dot nje plak i pa bese.
PërgjigjuInjoroi nuk ja vlen te pergjigjesh
PërgjigjuNuk ja vlen fare që tu kthesh përgjigje shpellarëve të Sali non gratës....
PërgjigjuMë shumë dhunë del nga goja e kryeministrit se nga tik-tok
Përgjigju