Teatri i Operas/ Prezantohet Kalendari Artistik 2024, Voshtina: Do të jetë viti i Puçinit dhe i rikthimit të kryeveprave shqiptare

20 Dhjetor 2023, 19:30| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 21:22

  • Share

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar sot Kalendarin Artistik për vitin 2024, me drejtoreshën e Përgjithshme të TKOBAP-së, Abigeila Voshtina, drejtorin Artistik të Operës dhe Filarmonisë, Jacopo Sipari di Pescasseroli, drejtori Artistik i Baletit, Sabrina Bosco, dhe drejtori i Komanduar i Ansamblit Popullor.

Ky është një vit dedikuar kompozitorit të madh italian, Giaccomo Puccini, pasi përkon me 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kështu, TKOB rreshtohet krah për krah me teatrot më të rëndësishëm evropianë dhe botërorë, që këtë vit ia kanë dedikuar Puccinit.

Në bashkëpunim edhe me “Fondacionin Pucciniano”,  do të vihen në skenë kryeveprat si: “Il Triticco”, “La Boheme” “Maddama Butterfly” “Tosca” Il barbire di Siviglia” etj.

Por pa harruar këtu edhe kryevepra të tjera botërore të kompozitorëve të mëdhenj si: Beethoven, Mozart, Tchaikovsky, Shostakovich etj.
Gjatë fjalës së saj drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP-së, Abigeila Voshtina, prezantoi 5 pikat kyçe mbi të cilat ndërtohet Kalendari Artistik i këtij viti.

“Sot flas me fakte para jush. Nuk është e kollajshme të bësh një Kalendar Artistik, kur të mungojnë dy shpatullat siç është Baleti dhe Ansambli, por ne ia dolëm.  Ky kalendar reflekton Operën, Baletin, Operat për Fëmijë, Bashkëpunimet dhe Turnetë, dhe mbi këto 5 pika  të forta është ndërtuar gjithë strategjia e vitit të ardhshëm.
Është ndërtuar mbi bazën e Puccinit. Është ndërtuar mbi bazën e atyre figurave që e kanë berë teatrin përpara se ne të vinim këtu sot.
Siç do të jetë: “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Është një nga ato rrëfimet shqiptare që prek çdokënd që nuk e njëh kultutrën tonë. Pra është një emblemë në 70-vjetorin e teatrit, që flet për ne, më shumë se sa vetë ne. Ky 70-vjetor do të ktheje të gjithë energjinë, bukurinë estetiken, e asaj që thërret fort, siç është Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit” tha  Abigeila Voshtina.

Voshtina u shpreh se edhe nismat e ndërmarra gjatë vitit të kaluar si: Opera për Fëmijë apo Akademia Teatrale, do të vijojnë edhe gjatë këtij viti duke u intensifikuar dhe pasuruar më tej.

Kalendari Artistik do të përmbajë 25 premiera që kanë jehuar në botë e që vinë në TKOBAP për të rritur cilësinë artistike dhe ritmin e shpejtë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 20/12/2023 22:10

    Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit ku nuk jane me shume se 150-180 artiste. Nderkohe jo me larg se Kroacia apo Serbia vende qe mund te krahasohemi per nga ana e popullsise, kane teater opere dhe balet edhe ne qytete te tjera pervec kryeqytetit i cili ka teatrin me te pakten 100 artiste cdo trupe. Dmth 100 orkestra, rreth 80 kori, gati 70-80 balerinet e keshtu. Ketu tek ne te gjitha trupat jane si gjysmagjel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?