Ekonomi

Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë

13 Shkurt, 16:45| Përditesimi: 13 Shkurt, 18:54

  • Share

Zvogëlimi i tufave të bagëtive po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve. Tkurrja e numrit të bagëtive (lopë, dhi, dele) me afro 160 mijë nga viti në vit, po shtrenjton shpejt produktet e mishit por edhe bulmetin.

Instituti i Statistikave raporton se në muajin janar çmimet e ushqimeve u rritën me 2.6% krahasuar me fillimin e vitit 2024, ku ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e çmimit të mishit me 4%, si dhe shtrenjtimi i bulmetit me 3.3%.

E përkthyer në vlerë, një kilogramë mish viçi aktualisht kushton deri 1250 lekë, mishi i qengjit apo kecit afro 1300 lekë/kg, ndërsa tek bulmeti çmimi i gjalpit ka arritur mesatarisht 1000 lekë/kg po aq edhe djathi, kurse qumështi e kosin kushtojnë 150-200 lekë. Të gjitha këto produkte janë shtrenjtuar deri me 70 lekë/kg në raport me janarin e vitit të shkuar.

Jo vetëm produktet blegtorale, por edhe ato bujqësore vijojnë të shtrenjtohen në raport me vitin e shkuar më rreth 3%, ndjekur nga produktet e peshkut me 2% e ëmbëlsirat me 1.4%. Në raportin e parë për inflacionin për këtë vit i publikuar nga INSTAT tregon se çmimet për të gjitha grupet e mallrave krahasuar me vjet janë rritur me 1.9%.

Në rezultatin e inflacionit 1.9%, INSTAT thotë se 0.91% ka ndikuar grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, ndjekur nga grupi mobilimit dhe mirëmbajtjes së shtëpisë me 0.29%. Referuar raportit të gjitha grupet e mallrave janë shtrenjtuar lehtë me përjashtim të transportit, çmimet e të cilit janë në rënie me 0.15%.

NUMRI I BAGËTIVE NË SHQIPËRI
                   Viti 2022            Viti 2023
Lopë             261 mijë           232 mijë
Dele            1.085 mijë        1.006 mijë
Dhi               563 mijë           512 mijë
ÇMIMET E USHQIMEVE PËR KG
Mish vici                  1250 lekë
Mish qengji/ keci     1300 lekë
Gjalpë                      1000 lekë
Djathë i bardhë        1000 lekë
Qumësht-Kos         150-200 lekë

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 13/02/2025 17:38

    Si tha lideri suprem , ku iken lopet tha , ne azil? Po ikin edhe kafshet nga Rilindja, e jo me njerezit. E bete vendin te pajetueshem o hajdute te pangopur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?