Ushtria e Koresë së Jugut është tkurrur me 20% në gjashtë vitet e fundit, kryesisht për shkak të një rënie të ndjeshme të numrit të meshkujve në moshën e rekrutimit për shërbim të detyrueshëm ushtarak, sipas një raporti të publikuar.
Kjo rënie po shkakton gjithashtu një mungesë të numrit të oficerëve dhe mund të rezultojë në vështirësi operacionale, tha ministria e mbrojtjes në raport.
Madhësia e ushtrisë së Koresë së Jugut ka rënë vazhdimisht që nga fillimi i viteve 2000, kur kishte rreth 690,000 ushtarë. Ritmi u përshpejtua gjatë fundit të viteve 2010 dhe tani ka rreth 450,000 trupa.
Sipas të dhënave, numri i të rinjve 20-vjeçarë në Korenë e Jugut ra me 30% midis viteve 2019 dhe 2025, në 230,000. Koreja e Jugut është një nga vendet me plakjen më të shpejtë në botë dhe ka shkallën më të ulët të fertilitetit në botë me 0.75 për vitin 2024. Popullsia e saj, e cila arriti një kulm prej 51.8 milionë në vitin 2020, pritet të tkurret në 36.2 milionë deri në vitin 2072.
Ushtria ka përmendur përmirësimin e aftësive si arsye kryesore për shkurtimin e periudhës së shërbimit, e mundësuar nga aleanca ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, e cila është bërë eksportuese e madhe armësh.
Meshkujt e aftë për shërbim shërbenin 36 muaj në vitin 1953, kur Lufta e Koresë përfundoi me armëpushim.
Buxheti i mbrojtjes së Koresë së Jugut, që në vitin 2025 do ta kalojë shumën 43.9 miliardë dollarë, është më i madh se madhësia e vlerësuar e gjithë ekonomisë së Koresë së Veriut.
Megjithatë, ushtrisë i mungojnë 50.000 trupa për të ruajtur gatishmërinë mbrojtëse. Rreth 21.000 prej kësaj mungese janë në radhët e nënoficerëve, tha Ministria.
Komente
