Kronikë

Tmerr i 'çiklistëve', kapet hajduti i biçikletave në Tiranë

28 Korrik 2019, 13:39| Përditesimi: 28 Korrik 2019, 13:42

  • Share

Një 28-vjeçar nga Durrësi i cili akuzohet për vjedhjen e 7 biçikletave është kapur në zonën e “Don Boskos" në Tiranë. I arrestuari është G.B, të cilit i janë sekuestruar 4 biçikleta të vjedhura, si dhe sendet që përdorte për kryerjen e vjedhjeve, konkretisht: thikë, kaçavidë, çelësa të vegjël biçikletash, pinca, kapele për maskim etj. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe E.Gj.,41 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.

Policia ka njoftuar se po vijon puna në bashkëpunim me komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë,  për dokumentimin e vjedhjeve  të tjera të biçikletave të ndodhura në Tiranë pasi  dyshohet se i arrestuari ka kryer edhe vjedhje të tjera të biçikletave duke ua shitur  personave të rastësishëm në  shuma më të vogla nga vlera e tyre reale.



Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?