Bota

Tmerr në Francë, 46-vjeçari vdes pas torturës në transmetim live për 300 orë pa ndërprerje! U bë për përfitime financiare, 2 të dyshuar (VIDEO)

20 Gusht, 14:41| Përditesimi: 20 Gusht, 16:28

  • Share

Francë- Një ngjarje që kalon kufijtë e çdo çmendurie apo tabuti.

Një tmerr i vërtetë, ku për 300 orë me radhë një 46-vjeçar i quajtur Raphael Graven dhe i njohur me emrin e rrjetit si Jean Pormanove, është mbajtur në transmetim live në një nga platformat kibernetike të dyshuara dhe është torturuar derisa ka gjetur vdekjen në mënyrën më tragjike.

Një transmetim i drejtpërdrejtë i dedikuar për persona apo klientë të platformës që e kanë ndjekur direkt me pagesë këtë shfaqje çnjerëzore. Një platformë e dedikuar kjo shfaqjeve të dhunshme dhe ekstreme.

Zyra e prokurorit të Nicës tha se ka hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes, raporton media.

Imazhet, të transmetuara nga platforma Kick, tregojnë burrin 46-vjeçar, të njohur në internet si JP, duke u abuzuar dhe poshtëruar nga dy persona.

Dyshohet se përdoruesit kanë paguar për të parë dhunën. Nga kjo shfaqje informohet se u mblodhën mbi 36000 euro dhe që në fund kushtuan një jetë.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?