Tmerri i nuses fëmijë, babai e shiti te dy burra për 4 lopë

17 Korrik 2020, 13:10| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 13:11

  • Share

Në Kenia, një e mitur u detyrua nga anëtarët e familjes të martohej me dy burra në më pak se një muaj. Në bazën e martesave të detyruara të dymbëdhjetë vjeçares ishte thjesht interesi i babait, i cili, falë martesës së vajzës së tij, synonte të merrte një prikë të konsiderueshme në mënyrë që më në fund të mund ti "hante".

Në vendin afrikan, pavarësisht se imponimi i një fëmije për tu martuar është krim dhe ndëshkohet me burg, vajzat vazhdojnë të shihen nga të afërmit e tyre si një mall për pazare, aq sa 23% e vajzave të reja martohen para moshës 18 vjeç dhe, madje, 4% martohen para ditëlindjes së pesëmbëdhjetë. Me mbylljen e përgjithshme prej pandemisë, gjithnjë e më shumë njerëz në Kenia po bëhen edhe më të varfër duke I detyruar shumë kryefamiljarë të martojnë vajzat e tyre të mitura në këmbim të ushqimit

Episodi me 12-vjeçaren ka ndodhur së fundmi në Qarkun Narok, në perëndim të Nairobi. Detajet u zbuluan për shtypin vendor nga vajza e mitur pasi u shpëtua nga martesa me dy burrat prej një OJQ-je për të drejtat e fëmijëve.

Sipas vajzës së vogël, babai i saj i pati thënë se "Femrat kanë lindur për tu martuar në këmbim të sigurimit të ushqimit për disa kohë”.

Duke e martuar vajzën, babai i 12 vjeçares synonte pikërisht të merrte nga dy burrat një pajë të majme - "katër lopë", në mënyrë që të mund të "ushqehej familja".

Kur vajza kishte refuzuar dhe kishte shprehur dëshirën për tu shkolluar ajo ishte rrahur edhe nga kushërinjtë e saj, të cilët i thoshnin se me kokëfortësinë e saj ajo po shkelte nderin e familjes. Si rezultat i këtyre presioneve dhe rrahjeve, vajza përfundoi në martesë. Megjithatë martesa zgjati vetëm rreth dy javë pasi ajo u arratis dhe denoncoi në polici kurse babai ka arritur deri tani të humbasë gjurmët bashkë më dy dhëndurët

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?