Tmerri nga Vetingu/ Ikin nga drejtësia dy anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë

9 Korrik 2019, 07:31| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 10:12

  • Share

Pas Andi Çelikut, edhe dy ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë janë vetëlarguar nga drejtësia. Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj, anëtarë të Gjykatës së Lartë deri në korrik të vitit 2017, kanë refuzuar për të vijuar të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, duke shmangur kështu kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Që të dy, si Evelina Qirjako ashtu edhe Guxim Zenelaj, janë dekretuar nga ish-presidenti Bamir Topi në korrik të vitit 2008 dhe janë miratuar në Parlament nga Partia Demokratike si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Të dy gjyqtarët kanë njoftuar dorëzimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, për shkak të mbarimit të mandatit, ndonëse sipas ligjit ata mund të qëndronin në detyrë deri kur të zëvendësoheshin, siç edhe bëri anëtari Ardian Dvorani, të cilit i ka mbaruar mandati që në viti 2015. Megjithatë, sipas ligjit, anëtarët mund të kërkonin të emëroheshin gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, por ata sërish nuk kanë preferuar të shërbejnë në drejtësi.

Evelina Qirjako  

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përzgjedhur me anë të shortit, Evelina Qirjako, për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, në datën 15.3.2019. Ndërkaq, në datën 30.4.2018, znj. Evelina Qirjako, ka depozituar në Komisionin e Vetingut shkresën, ku njoftonte se nuk ka paraqitur kërkesë për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe se ka filluar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike private në profesionin e avokatit, duke u regjistruar si person fizik pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në datën 11.1.2018. Në këto kushte, ajo vlerësoi se statusi i saj si gjyqtare ka mbaruar. Në përgjigje të kërkesës së znj. Evelina Qirjako, me shkresën e datës 14.5.2018, ndër të tjera, Komisioni ka vlerësuar se, megjithëse znj. Evelina Qirjako i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës së Lartë për shkak të ligjit, ajo vijon ta gëzojë statusin e magjistrates. Në datën 3.12.2018, znj. Evelina Qirjako, i është drejtuar sërish Komisionit duke kërkuar pushimin/ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, për shkak se nuk është më subjekt rivlerësimi. Me shkresën e datës 23.1.2019, Komisioni i ka vënë në dispozicion Këshillit të Lartë Gjyqësor të gjithë praktikat shkresore të administruara për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, znj. Evelina Qirjako. KLGJ ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Evelina Qirjakon, për shkak të heqjes dorë nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivelin e gjyqtares së apelit. Në bazë të këtij vendimi, Komisioni i Vetingut, në datën 08.07.2019 vendosi të ndërpresë Vetingun për znj. Evelina Qirjako.

Guxim Zenelaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 15.3.2019 ka përzgjedhur ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj për t’ju nënshtruar Vetingut. Me shkresёn e datёs 30.4.2018, me lёndё: “njoftim”, dërguar Komisionit, Guxim Zenelaj, ka njoftuar se nuk ka paraqitur asnjë kёrkesё pёr t’u emёruar gjyqtar apeli dhe se ai ka filluar ushtrimin e veprimtarisë private nё profesionin e avokatit, regjistruar nё QKB nё datёn 16.3.2018, duke vlerësuar se statusi i tij si gjyqtar ka mbaruar pёr shkak tё ligjit. Zenelaj me datë 8.4.2019, i ka dërguar një shkresë Kёshillit tё Lartё Gjyqёsor, ku ka konfirmuar se ka hequr dorё nga statusi i magjistratit. Këshilli i Lartë Gjyqësor në datë 25.4.2019, ka dërguar pranë Komisionit të Vetingut vendimin për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit,për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, z. Guxim Zenelaj. Në këto kushte, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërresë procesin e Vetingut për Guxim Zenelajn në datën 1 korrik 2019.

Largimi  

Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj, anëtarë të Gjykatës së Lartë deri në korrik të vitit 2017, kanë refuzuar për të vijuar të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, duke shmangur kështu kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut.

Emërimi

Si Evelina Qirjako ashtu edhe Guxim Zenelaj, janë dekretuar nga ish-presidenti Bamir Topi në korrik të vitit 2008 dhe janë miratuar në Parlament nga Partia Demokratike si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

KPK shkarkon kryeprokurorin e Gjirokastrës, konfirmon Zeqir Hodën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur dje të shkarkojë nga detyra kryeprokurorin e Gjirokastrës Alfred Agolli. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Agolli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.07.2019 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alfred Agolli, drejtues i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Roland Ilia relator, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK-së. Po gjatë ditës së djeshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë Zeqir Hodën, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Zeqir Hoda , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.07.2019, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Zeqir Hoda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubel breca: 09/07/2019 12:43

    E din ne cfer llumi Jan. Ska det apo lum qe lan keto kursantat e plepave.Mir eshte qe keta te meren te pandehur.

    Përgjigju
  • Shpata: 09/07/2019 10:10

    Po per keta, Edi Rama e ka fajin???

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 09/07/2019 10:05

    Ketyre as edhe nje gjemb ne kembe nuk po i hyn me kete Veting

    Përgjigju
  • lexues: 09/07/2019 09:47

    vetingut mund ti shpetojne por jo operacionit "Justice for all"

    Përgjigju
  • zzz: 09/07/2019 08:59

    Ky guximi nga vete emri duhet te guxonte te mos largohej

    Përgjigju
  • hajdutat: 09/07/2019 07:45

    ja ku i keni tradhetaret dhe hajnat e shqiperise qe na ka ofruar partia demokratike per 30 vjet po ikin si hajdutat me vrap.kulmi tu thoje ne kohen e berishes te iknin te mernin gjak ne vetull plerat e shqiperise qe e katandisen kete vend si mos me keq!!! ED RAMA thyeju brinjet kelyshave se shpeton populli dhe vendi me ne fund nga plackitesit

    Përgjigju
    • Vk: 09/07/2019 11:33

      Bamke atehere i bie qe seshte ramaforma si bertasin ujqerit pa dhembe te pd lsi. Po te qe ramaforme e keta te majte do qendronin ne detyre dhe do kishin gati hekurat per lulash birish munike e like. Diten e mire.

    • bamke: 09/07/2019 11:20

      cfare do te thote kjo qe ps po spatron njerezit e saj?!! nqs po e ben po tregon qe me te vertete po bejne shtet me ne fund e kane hallall pushtetin edhe per 100 vjet!!pd te rrije rrugeve se po te ishin te saj do i mbronte me gjak si ne 21 janar!!

    • Bamke Qylollari: 09/07/2019 10:05

      Te gjithe te propozuar nga Bamka, dhe per me teper te majte, skane asnje lidhje ne Pd e te dhathten. Evelina avokatja e Nanos

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?