Ermonela Jaho

Kultura

TOB hap thirrjen për programin profesional 'Akademia Teatrale', Ermonela Jaho vjen në Shqipëri si masterclass

23 Mars 2023, 21:23| Përditesimi: 23 Mars 2023, 21:26

  • Share

Teatri i Operës dhe Baletit hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri "Akademia Teatrale", që do të kontribuojë në mjeshtërinë artistike të talenteve të artit klasik. 

Me mbështetjen dhe eksperiencën e sopranos ikonike me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila kthehet në atdhe me titullin “Artistja e Vitit”, akorduar nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”, për të kontribuar me një masterclass, nga data 14-18 prill, që shënjon edhe çeljen e Akademisë Teatrale 2023.

Një projekt i ndërtuar mbi bazën e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare, që do të ofroje shumëçka rreth interpretimit skenik, teknikës vokale, përgatitjes psikologjike për trajtimin e rolit si dhe disa tematika të veçanta e interesante për pjesëmarrësit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?