Arben Ndoka

Sekuestro pasurive të ish-deputetit socialist e familjarëve, Ndoka: Nuk kam asnjë metër tokë

11 Prill 2019, 18:55| Përditesimi: 12 Prill 2019, 07:53

  • Share

Një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit, në total me vlerë 40 milionë Euro janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasuritë dyshohet se janë të rregjistruara në emër të familjarëve të ish-deputetit të Patisë Socialiste Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të Ndokaj. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit. Sipërfaqja e tokës e vënë nën sekuestro është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi toka ka qënë në pronësi të shtetit, por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, është ndryshuar pronësia nga shtet në privat, cka ka sjellë që pronarët e sipërfaqes tokësore të behen anëtarë të fisit Ndoka në Lezhë. Nga ana tjetër vetë ish-deputeti socialist e ka përgënjeshtruar këtë fakt duke thënë se ai nuk ka asnjë metër tokë as të sekuestruar dhe as të pasekuestruar.

Si vepronte familja Ndoka për tokat
Nga dosja e Prokurorisë zbradhet edhe mënyra se si vepronin anëtarë të familjes Ndoka në zonën e Lezhës. Prokuroria ka arritur ta zbulojë këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut, për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që dekalrohen si pronarë të kësaj zone. Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipptekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

Zyrtarë të përfshirë
Fillimisht dyshimet e para kanë qenë në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike (si kokainë dhe heroinë) nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Për këtë arsye personat sa më sipër janë vënë në përgjim telefonik, dhe me metoda të tjera speciale të hetimit si vëzhgim, survejim, përgjim ambiental etj. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve për lidhjet e tyre me veprimtarinë në lidhje me narkotikët, personat sa më sipër (por jo vetëm), kanë rezultuar të kryenin edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje të zyrtarët, korrupsion etj. Nga provat e paraqitura së bashku me kërkesën rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën Lezhë. Gjatë kësaj kohe (pas vitit 2013), ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZRVPP Lezhë. Por ai rezulton se këto lidhje i ka krijuar edhe me punonjës të ALUIZNI-t, noterë etj. Personi në fjalë rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku nga transkriptimi i përgjimeve (dhe një sërë provash të sekuestruara më pas) kanë rezultuar të dhëna për përfshirjen e Gjevi Ndokës dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin bëjnë tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private (kryesisht në emër të tyre apo të personave të tjerë duke përfituar në finale në mënyrë të parregullt pasurinë shtet me dokumente të falsifikuara). Bashkëpunimi në këtë veprimtari kriminale (e gjitha kjo në kuadër të grupit të strukturuar kriminal) vijon që me përcaktimin e parcelës e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve (që nga origjina e pronës deri te certifikata e pronëssisë) dhe më pas në aktin final, përfitimin në mënyrë të parregullt të këtyre sipërfaqeve të tokës, ku shpeshherë përfituesi final është vetë Gjevi Ndoka, lidhjet e tij shoqërore dhe familjarët e tij.

BISEDAT E GJEVI NDOKES
Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit ...760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:
Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën...118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber... Ban një filmim.
+197: 118 numri i pasurisë?
Gjevi Ndoka: Nr. i pasurisë.
+197: Ok.Gjevi Ndoka: 1018 se harrova...
+197: Nuk ka, është shtet, është sot kullotë! A ta shoh si sipërfaqe?
Gjevi Ndoka: Ta kam çu hartën në “viber” dhe shif 2513-ën...??!!
+197: Kush e ka apo çaaa...??Gjevi Ndoka: Si ashtë...., a është shtet, ... a kush e ka, si është...??
+197: ...Aaaa ok....
Gjevi Ndoka: ...Nuk kuptova, ...mirëmëngjesi..!
+777: ...Hë se shkova e i verifikova “ato” dhe 90% jashë ashtu sikurse the ti,... janë nja dy-tre lëvizje të vogla por pa “dëme”...!
Gjevi Ndoka: ...I kam verifiku..., janë 100% e mos e vrit menjen...!
+777: ...Po i verifikova unë i tash prapë, ... por ai Nikolla flet kështu sipas interesave...
Gjevi Ndoka: ...Rri, se e di ku e ka interesin ai...! E dyta, ...jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash... atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”...! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”...!
+777: ...Po takohena mbrapa e flasim...
Gjevi Ndoka: ...E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, ...e di unë të sigurt se prej kujt...!
+777: ...Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!
Gjevi Ndoka: ... edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”...!
+777: ... Po mirë, s’ka rëndësi...zgjidhe ti...!
Gjevi Ndoka: ... Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot... – se ky nuk flet për këtë rast. ... Se ne na duhet nji që të mos
foli...!
+777: ...Cili..., kyyyy...., ky kushërini jot...???
Gjevi Ndoka: ... Jo ky “tjetri”, ... Armando!
+777: ... Armando, ... ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k... boll...”!
Gjevi Ndoka: ... Na duhet “një k...” për kët punë...

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • yes: 12/04/2019 09:13

    Ne lezhe esht ba masaker me letrat e tokes. Esht nje grup kompakt qe dirixhon kto pune. Lezha esht bere qytet i atrofizuar nga kjo mafie. Nuk guxon njeri me hap gojen

    Përgjigju
  • life: 11/04/2019 20:00

    doli llafi i STRAZIMIRIT qe thoshte per NDOKEN se parlamenti esht i mbushur me kriminel ekonomik(dhe e goditen me grusht) si ndoka prenga doshi frrokaj qe mbushen parlamentin socialist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?