Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një shtetasi dhe personave të lidhur me të.
Organi i akuzës kërkoi konfiskimin e pasurive të shtetasit me iniciale D. A., pasi nuk ka burime të ligjshme për krijimin e tyre.
Njoftimi i plotë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të shtetasit D.A. dhe personave të lidhur me të, në zbatim të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar.
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit pasuror nr.2, të vitit 2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të cilat nuk kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre si më poshtë vijon:
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;
Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005, fshati Kordhocë, Lazarat;
Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në fshatin Kordhocë;
Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat;
Autoveturë “Mercedes Benz”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.
Lajm në përditësim...
Komente
