Brandenburg, Gjermani

Toka goditet nga stuhia diellore! Aurorat ndriçojnë qiellin gjatë stuhisë së rrallë diellore

11 Maj, 10:45| Përditesimi: 11 Maj, 10:52

  • Share

Toka është goditur nga një stuhi e rrallë diellore, duke krijuar aurora shumëngjyrëshe në Kaliforni, Mbretërinë e Bashkuar, Europë dhe hemisferën veriore.

Rritja e aktivitetit diellor shkakton aurorat rreth poleve të Tokës, të njohura si dritat veriore ose aurora borealis dhe dritat jugore ose aurora australis.

Kur grimcat me energji arrijnë fushën magnetike të Tokës, ato ndërveprojnë me gazrat në atmosferë për të ndriçuar qiellin me ngjyra të ndryshme. Stuhia gjeomagnetike në vazhdim është tani “ekstreme” ose niveli 5 nga 5, tha Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor. Kjo është stuhia e parë e nivelit G5 që nga tetori 2003.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?