KUKËS- Prej më shumë se 24 orësh një sipërfaqe e madhe toke me pisha në malin e Gjalicës është nën pushtetin e flakëve. Ekipi Zjarrfikës i Bashkisë Kukës bashkë me banorët po punojnë me intensitet të plotë për izolimin vatrave të zjarrit në malin e Gjallicës, në Njësinë Administrative Shtiqën. Për të normalizuar situatën sa me shpejt është kërkuar nga Emergjencat Civile ndërhyrja nga ajri, për shkak edhe të terrenit të vështirë. Ekspertët do të qëndrojnë në vendin ku janë shfaqur flakët, për të monitoruar situatën deri në shuarjen totale të zjarreve.
Siç duket edhe nga fotot banorët e fshatit Shtiqën dhe zjarrfikësit janë angazhuar dhe me mjete rrethanore kanë bërë të mundur që pjesa më e madhe e flakëve të shuhet. Zjarri nisi pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme në 200 metër lartësi në malin e Gjallicës .
Keto zonat e thella te djegura ,jo vetem ketu ,por ne gjithe vendin,policia duhet ti rikontrolloje me dron pas nje fare kohe se mos perdoren nga kanabistet.Jo gjithmone zjarri eshte natyror.
Përgjigju