Politikë

‘Toka në Shkollë’, kryeministri Rama: Nxënësit mësojnë të kujdesen për natyrën duke mbjellë dhe korrur prodhime të freskëta

28 Mars, 07:59| Përditesimi: 28 Mars, 08:06

  • Share

“Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e shtrirë në shkolla në mbarë vendin, i cili mbështet zhvillimin e aftësive të nxënësve për kultivimin e kulturave bujqësore.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video mëngjesin e sotëm ku shfaqen nxënësit të cilët mbjellin fidanë të ndryshëm.

Sipas kreut të qeverisë kjo veprimtari i ndihmon të rinjtë të kujdesen për natyrën duke mbjellë, rritur dhe korrur prodhime të freskëta.

Gjithashtu ky program synon të zhvillojnë aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 28/03/2025 09:05

    Sigurisht qe kryeministri nuk e ka fjalen per shkollat ne Shqiperi, pasi shkollat Tona jane katandisur pa oborre dhe nuk kan asnje hapsire ku mund te behet nje gje e tille.Ose kryeministri nuk e di se ku ushtron detyren e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?