Tokat në Lezhë e Laç po thanin për ujë! Ndërtohet më në fund argjinatura e Matit

10 Korrik, 16:21| Përditesimi: 10 Korrik, 16:26

  • Share

Teksa i nxehti përvelues me temperatura deri në 40 gradë celsues ka përfshire të gjithë vendin, zonat bujqësore që furnizohen me vaditje nga Lumit Mat nuk do të kenë probleme.Veprat e marrjes së ujit  dhe rrjeti vaditës është vënë në funksion të plotë, duke mbuluar me ujë rreth 13 mije hektarë tokë bujqësore.

 

“Problematikën që na shfaqej prej vitesh tek vepra e marrjes së ujit e kemi e rregulluar. Kemi ngritur argjinaturën në Mat dhe furnizojmë të gjitha njësitë administrative me ujë”, tha Nikolin Prendi, Drejtor i Ujitjes dhe Kullimit Lezhë.

 

Pjesa më e madhe e territorit të bashkive Lezhë dhe Kurbin janë zona bujqësore dhe vaditja gjatë muajve të veres, ka qenë një kërkese e vazhdueshme e fermereve të cilët e kanë të lidhur jetesen me këtë sektor.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luka: 10/07/2024 18:48

    Urime dhe ta gezojne fermeret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?