Vaditja e kulturave bujqësore mbetet problem në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare vetëm 30% e sipërfaqes së tokës bujqësore e përbërë prej 18 mijë hektarë mbulohet me kanale vaditëse dhe këtu nuk përfshihen të gjitha zonat bujqësore.
Në pjesën më të madhe të rasteve dëmtimi i rrjetit vaditës është bërë nga vetë banoret, ndërsa përgjatë 30 viteve dhe ndërhyrjet kanë qenë të pakta.
Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë Eraldo Smaçi thotë se paralelisht me kullimin po punohet edhe në sistemimin e kanaleve vaditëse, ku së fundmi është bërë i mundur mbulimi me ujë i 400 hektarëve tokë bujqësore.
Mungesa e vaditjes ka ulur ndjeshëm sipërfaqen e tokës së punuar, pasi gjatë verës të mbjellat thahen për ujë dhe nuk japin rendiment.