Politikë

'S’ka më tokë të xanum'/ Rama: Do lirojmë hapësirat publike, zaptuesit të mbledhin plaçkat! Për 2 javë ngremë vendin në 'hava', gjoba e ndjekje penale (VIDEO)

4 Korrik, 13:08| Përditesimi: 4 Korrik, 15:56

  • Share

TIRANË- Autoritetet pritet të nisin një aksion për lirimin e hapësirave publike. Por para se IMT e efektivët të nisin të zbresin në terren në mesin e muajit korrik, kryeministri Edi Rama kishte një ultimatum të qartë për të gjitha zaptuesit e hapësirave publike, duk etheksuar se do të mbarojë koha e 'tokës së xanum'. Teksa dha detaje për takimet me deputetët në Vlorë e Tiranë, të cilat do të vijojnë edhe në Durrës e qarqet e tjera, kryeministri Rama tha se zaptuesit kanë 2 javë kohë që të heqin trarët nëpër hapësirat publike që i përdorin për parkime, apo tendat e lokaleve, duke theksuar se bllokojnë frymëmarrjen e qytetarëve.

“Është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë”, tha Rama.

Fokusin e vendos sidomos tek pallatet, për të cilat thotë se ndërtuesit kanë vazhduar të trajtojnë pronën përreth si pronë private, duike vendosur tarë dhe duke u marrë para qytetarëve në mënyrë abuzive për parkim.

“Ndërtuesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta dhe ata që kanë lokalet në këto pallate, kanë vazhduar të trajtojnë pronën përreth si pronë private, ndërkohë që ajo nuk është pronë private. Ajo nuk mund të jetë pronë private, ajo është po aq pronë private sa ç'është gjithë shkalla e pallatit, apo sa ç'janë ashensorët e pallateve që i përkasin minimalisht të gjithë atij komuniteti banorësh në atë pallat. Dhe askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se sa secili prej atyre banorëve dhe secila prej atyre familjeve që janë në ato pallate.

Kështu që ju bëj thirrje të gjithë atyre që zotërojnë të tilla asete që nga trarët që vendosin për t'u marrë lekë për parkim banorëve në mënyrën më abuzive dhe më skandaloze, duke pretenduar që është prona e tyre private, nuk ka pronë private në sa kohë ajo është një pronë e cila ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotull dhe nuk ka pronë private sa kohë që ajo është një hapësirë ku nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi. Nuk mundet dot të vendosë një tra në qytet me pretendimin se është prona jote dhe ti të marrësh lekë për të lejuar banorët aty apo cilido qoftë tjetër që qasen në atë territor për një arsye vizite, a çfarëdo qoftë, që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet”, tha Rama.

Thirrjen e ka edhe për pronarët e lokaleve, që kanë vendosur tenda në hapësirat publike e madje, thotë kreu i qeverisë, i kanë rrethuar edhe me mushjama ku pihet duhan. Në rast se nuk do të ketë ndërgjegjësim, kryeministri thotë se zaptuesit do përballen jo vetëm me gjoba, por edhe me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike.

“U bëj thirrje të gjithëve që të fillojnë t'i heqin vetë këto trarë dhe këto pengesa. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë hapur me tenda dhe pastaj i kanë vënë edhe ato mushamatë dhe pas i përdorin edhe për t’i rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë t'i çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t'iu çmontohen, por do të përballen pastaj me gjoba dhe do të përballen edhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike”, theksoi kryeministri.

Deputetët e zgjedhur, por jo vetëm, do të zbresin në terren për të evidentuar me këto problematika dhe për ata që nuk do të ketë reflektim, Rama tha se do të veprohet me forcën e ligjit. “Boll është boll”, theksoi ai duke shtuar se për të gjithë ata që nuk do të mbledhin plaçkat, në dyjavëshin e dytë të korrikut do të ngrenë vendin në hava, pasi nuk do të lejojnë askënd që të përfitojnë në dëm të komunitetit.

“Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave në këto qytete. Duhet të kemi inventarët e të gjitha këtyre kleçkave që ia kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete që u kanë nxjerrë komuniteteve të moshuarve, prindërve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në ‘’tokë e xanun’’ në mënyrën më të padrejtë, që të bëhemi gati dhe në dy javëshin e dytë të korrikut, do të vazhdojmë pastaj, për të mos u ndalur më me të gjitha forcat e ligjit, me të gjitha inspektoratet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe policisë shtetit për ta ngritur një herë mirë në hava këtë ‘’shtëpinë’’ tonë të përbashkët, njësoj siç amvisat ngrenë në hava shtëpinë, ku bëjnë atë pastrimin gjeneral të muajit dhe nga ana tjetër u bëj thirrje edhe një here, e përsëris, të gjithë atyre që janë të keqkuptuar, por që fatkeqësisht ia kanë dalë për një kohë jo të vogël që të bëjnë para’ dhe të bëjnë fitime në dëm të komuniteteve, që të fillojnë të mbledhin plaçkat. Fillojnë të mbledhim plaçkat, sepse boll është boll, boll është boll”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Edi Rama do nxjerrë në terren deputetët e drejtorët e bashkisë së Tiranës, për të evidentuar në 2 javë problemet e qytetarëve. Të njëjtin mobilizim për të skanuar ankesat e qytetarëve, Rama e paralajmëroi edhe në qytete të tjera.

Ora 14:14
'Ka pasur nga ata që se prishën gjumin...', Rama u 'tërheq veshin' edhe deputetëve: Zgjohuni një orë e më parë, 83 mandatet s’janë arsye për të fjetur

 

83 mandatet që fitoi më 11 maj, për kryeministrin Edi Rama nuk janë një arsye për të fjetur gjumë. Kritikat i ka drejtpërdrejtë me 83 ligjvënësit e zgjedhur, kur gjatë një komunikimi në Facebook, thotë se 83 mandatet nuk janë një arsye për të fjetur, por për tu zgjuar një orë e më parë. Preferon të mos flasë me emra, por thotë se ka pasur edhe nga ata që fjetën gjumë.  

“Kemi marrë 83 mandate nga ky popull, kemi marrë 19 mandate në Tiranë. Kemi marrë 9 mandate historike në Vlorë, kemi marrë 12 mandate të paarritshme përveçse me një organizim dhe një punë të madhe, po mbi të gjitha, falë një besimi të madh të njerëzve dhe po ashtu kemi marrë 1 mandat më shumë në Shkodër, kemi marrë 2 mandate më shumë në Elbasan dhe të gjitha këto janë detyrime më shumë ndaj atyre njerëzve që na i kanë dhënë dhe nëse disa për fat të keq brenda nesh i shohin 83 mandate si një arsye më shumë për të fjetur gjumë, u them që jo vetëm që e kanë shumë gabim, por duhet të zgjohen një orë e më parë. Sepse ato 83 mandate janë një arsye më shumë për të fjetur dhe më pak se ç'kemi fjetur, kush në fakt nuk ka fjetur, se ka pasur nga ata që kanë fjetur, edhe nuk e kanë prishur gjumin fare për hir të të vërtetës, por kjo është një histori tjetër dhe brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave në këto qytete. Duhet të kemi inventarët e të gjitha këtyre kleçkave që ia kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete që u kanë nxjerrë komuniteteve të moshuarve, prindërve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në ‘’tokë e xanun’’ në mënyrën më të padrejtë, që të bëhemi gati dhe në dy javëshin e dytë të korrikut, do të vazhdojmë pastaj, për të mos u ndalur më me të gjitha forcat e ligjit, me të gjitha inspektoratet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe policisë shtetit për ta ngritur një herë mirë në hava këtë ‘’shtëpinë’’ tonë të përbashkët, njësoj siç amvisat ngrenë në hava shtëpinë", tha Rama. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pogradeci: 04/07/2025 17:34

    Zoti Rama. Po me Pogtadecin kur do meresh. ? Ata te PS ketu, deri te kryetari Bashkise jame te korruptuar nga biznesi dhe eshte fatkeqesi per nje perle te dhuruar nga natyra , keta kodosha provinciale e shperdorojne hapesirat publike dhe mbushin xhepat. Dergo ne Pogradec nga qendra, jo t”u besosh strukturave vendore, dhe do te shohesh realisht si abuzohet me hapesirat. publike ne BREGUN E LIQENIT , qe fillom me pushtimin e siperfaqes se gjelberuar te mbuluara me derasa e tavolina lokalesh, deri ne futjen e lokaleve ne hapesirat e plazhit. Gjothcka per te fituar PS dhe pushtetaret vendore, por me shume pasoja per vlerat turistike te ketij qyteti. Kalo edhe vete njehere buze liqenit zoti Rama, dhe me shpirtin e piktorit do te shohesh vete se sa shume bukuri i grabisin ketij qyteti. Te presim e shpresojme ne nderhyrjen Tuaj.

    Përgjigju
  • Goni: 04/07/2025 17:27

    Shpresojme te gjendet zgjidhje dhe per depozitat e ujit neper tarracat e pallateve. Eshte problem i madh per banoret e kateve te fundit pervec se jane te pakontrolluara dhe burim semundjesh. Ne mungese te ujit 24 ore te hiqen e te vihet e perbashket poshte pallateve.

    Përgjigju
  • uliu: 04/07/2025 16:53

    NUK BEHHET PUNA ME AKSIONE..POR ME LIGJE....NE NUK KEMI LIGJE PRANDAJ SHKOJNE PUNET LEMSH NE SHQIPERI...JENI JU TEBPARET QE SHKELNI LIGJIN ,,VIDHNI,,DHE PRANDAJ NUK KA AS RRITJE RROGASH ..AS NDALIM TE EMIGRACIONIT..SEPSE NJEREZIT PO IKIN SE ATJE E KENI BERE VENDIN TE PAJETUESHEM...

    Përgjigju
  • Danoc: 04/07/2025 16:27

    Nqs ti e bon let gjo, prej meje ke 150 vota, erdhen maloket ne tiron e gjeten fush me lule, zaptun si gabelt, edhe akoma shpresojn we do vij mul noka laperi kuksit, me zaptu prap, rraca ma e nyt

    Përgjigju
  • Lokalet: 04/07/2025 15:53

    Ma ke kujdes kompleksin delijorgji se eshte bere si tendat e jevgjeve si lana e dikurshme

    Përgjigju
  • Altin: 04/07/2025 15:42

    Shko edhe njehere andej nga lushnja se nuk po kalojme dote neper tortuare ju lutem o komandante

    Përgjigju
  • Mjeksia: 04/07/2025 15:40

    Shkurt: Coje deri ne fund kete ceshtje njehere e mire. Kush eshte kundra eshte injorant ose bashkepunues per intersa te padrejta . RRESPEKT

    Përgjigju
  • kola: 04/07/2025 15:32

    ke 12 vjet ne qeveri dhe akoma nuk i ke liruar...a eshte qeveri e mire kjo....

    Përgjigju
  • qytetar: 04/07/2025 15:25

    Fillo e liro ato rrethimet e kateve te para, se jane bere te gjithe me kopshte private. Ka ngel me i lene makinat ne tarrace.

    Përgjigju
    • Nardi: 04/07/2025 16:50

      Po pse mer qytetar ate lulishten qe kane zene padrejtesisht katet e para ta lirojne ata qe ta zesh ti me makinen tende si barrake plerash? Apo kati par te duroj tymin e makines tende. Te lirohen hapsirat publike dakort por jo per ti zene me makina se skane ku parkojne njerez si puna jote!

  • Tironci: 04/07/2025 15:24

    Ditën për diell e deri natën në mesnatë, i keni karriget në trotuarin e akulloreve tek ushtari i panjohur. Nuk ka shanc të kalosh atje, afër Bankës Cred. Dhe pothuajse e gjithë rruga deri te KMSH. A KA SY POLICIA BASHKIAKE E TIRANËS???

    Përgjigju
  • Njoni: 04/07/2025 15:15

    Jom demokrat I thekur po boni ket ky do bohem socjalit vete per ket.se vijme me pushime ne shqiperi na mbysin toka e zonme nuk ke ku parkon. Ai ishte nga kuksi thoshte osht toka eme or shoq ne sarand. As shqip nuk Dinte me fol nuk thoshte shok por shoq.Bravo rame.je nona.

    Përgjigju
  • Eri: 04/07/2025 15:05

    Zoti Kryeministër!Velipoja është në duart e kriminelëve që kanë Shezllonet shum pak ndryshim ka zoti Rama.

    Përgjigju
    • Kapidani: 04/07/2025 17:15

      Shezlongët??!! Të shohë ndërtimet pa leje në Velipojë dhe në Theth!! Njëri zonë e mbrojtur, tjetri park kombëtar!

  • Shkodra: 04/07/2025 14:46

    Zoti rama shikoni gjuhadolin dhe pedonalen me prioritet te madh , muzika ne kulm , trotuari inekzistent

    Përgjigju
  • Rruge Dibes Selvia: 04/07/2025 14:42

    Hallall ta kesh mandatin po ishe me keto mend. Por nise ketej nga kompleksi Halili rreth e qark e ne mes komoleksit, me lokale me tenda me dru, me makina qe jane tek hyrjet e pallateve, me hapsira publike qe shfrytezohen se parkingje. Eshte mesi Tiranes dhe kompleksi duket si mesi Lana e viteve '90. Nuk merret vesh i kujt eshte territori i kompleksit, i banoreve apo i atyre qe jetojne akoma me ligjin e xhungles, kush eshte me i forti. Kompleksi eshte i banoreve qe ekane paguar cdo centimeter me djerse e me mund

    Përgjigju
  • Bujar Cukollari: 04/07/2025 14:40

    Flm zoti kryeminister per punen e mire qe ke filluar une jetoj ne korce me kryetar Sotiraqin kam nje ruge qe dal ne parku rinia kam 35 vite qe paguaj taksat regullisht po ruge nuk kam ne dimer balte dhe gropa me uje ne vere tym e gjalle ne ruge dhe me poshte po ju them se pallatin ku jetoj kati i pare ka bere shtes mbi puseten e ujrave te zeza dhe bashkia thote se ka leje sipas tyre si ka mundesi mbi pusete jepet leje per te gjitha qe po shkruaj shpresoj te mar nje pergjigje shum faleminderit po me dhate pergjigje flm pmk me respekte Bujari

    Përgjigju
  • Unknown: 04/07/2025 14:27

    Hapësira publike, rrugë, trotuare nga lokale biznese me cadra me karrige me makina te vjetra me gur me bidona uji dhe lloj lloj marifeti tjetër është nje nga problemet me te mëdha qe kane qytetet shqiptare. Prona publike është pothuajse inegzistene. Ne Tirane aplikacioni si tirana ime nuk funksionon te besh upload foto per denoncim. Askush nuk bën asgjë nga autoritete për lirimin e hapësirave publike. Kjo dhe transporti publik është nje nga arsyet pse vota ime shkoj atje ku shkoj. Lironi hapësirat publike!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 04/07/2025 14:26

    Më mirë vonë se kurrë! Ka shumë kohë, shume vite që na e kanë nxirë jetën...zaptojnë parkimin publik me gurë, karrige, kanoçe e nqs. ankohesh të kërcënojnë e të dëmtojnë automjetin. Ky popull, populli shqiptar, merr vesh vetëm me gjuhën e drurit, sepse me gjuhën e fjalës nuk ka marrë vesh ndonjëherë. Prandaj një herë gjoba, dy herë gjoba, pastaj burg - shërbim prove, në fund burg prej vërteti.

    Përgjigju
  • dori: 04/07/2025 14:25

    Kjo është një detyrë që i takon policisë bashkiake të cilët e marin rrogën kot,provojeni merrni në telefon për një problem dhe do ta shikoni sa keq do të sillen dhe më e keqja është se femrat sillen më keq.....Zoti Rama vini dorë te policia bashkiake sepse më tepër meren me ndonjë katundar që shet majdanoz në rrugë se sa me këto probleme.

    Përgjigju
  • vertet: 04/07/2025 14:19

    Ore po edhe kendej flejne. Une mendoja se vetem euroatlantiket flene.

    Përgjigju
  • Renzo: 04/07/2025 14:16

    Gëzuar Ditëlindjen Komandant!..bëje lulishte me Park e fusha sportive me Pemë.e Shatervani plot Statuja Mitologjike... edhe aty poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës!!!

    Përgjigju
  • bledi: 04/07/2025 13:49

    VETEM ME GJOBA 10 MILIONSHE...MARRIN VESH ATA O RAMA,,SEPSE SAPO TI KTHEN KURRIZIN ATA PRAPE DO ZENE TROTUARE....E LULISHTE KUDO...PRANDAJ FUTI GJOBEN...PO SE PAGUAN I MBYLL LOKALIN....KJO ESHTE ZGJIDHJA..E KANE NE GEN ZAPTIMIN E HAP.PUBLIKE...

    Përgjigju
    • AS me gjoba: 04/07/2025 15:43

      Nuk marrin vesht se thojn do na i fali prap

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?