Kronikë

'Tokë greke, Kacifas i pavdekshëm!’, muret e kalasë së Himarës mbushen me thirrje raciste, aktori denoncon: Turp!

9 Korrik 2019, 22:46| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 09:00

  • Share

Ekstremistët grek vijojnë të shkaktojnë probleme në Shqipëri. Së fundmi në muret e kalasë së Himarës janë shkruar thirrje raciste në gjuhën greke. Ndër to shihet edhe një dedikim për ekstremistin Kostandin Kacifas i cili u vra disa muaj më parë në Bularat në Gjirokastrës nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarri.

Denoncimin e ka bërë aktori, Flori Binaj i cili ka shpërndarë disa foto ku shihen qartë shkrimet raciste.

Persona të paidentifikuar kanë shkruar se si Himara ishte tokë greke apo edhe mbi minoritarin grek të vrarë në Bularat, Konstandinos Kaçifas.

“Himara tokë greke që prej 1914” apo edhe “Kaçifas i pavdekshëm“-ishin disa prej shkrimeve në muret e Kalasë. 

" Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si : Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës...Min e Turizmit si je?Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik...kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik...TURP!" shkruan aktori krahas fotove.




 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 10/07/2019 15:29

    Le të vinë po ua mbajti ta marin tokën... Do ti dergojne te gjithe te gështenjat dhe dhe do i bashkohen Kacifës. Do behen heronj!

    Përgjigju
  • Artur: 10/07/2019 08:28

    Jo mor jo ky ropshi ka vdekur! Nese nuk jeni te sigurte per kete shkoni dhe verifikoni vete tek varri i ketij ku bejne sh...rre-n qente dhe njerzit.

    Përgjigju
  • Arditi: 09/07/2019 23:25

    Vetem shoku Enver jua leronte grekeve serbeve ruseve

    Përgjigju
    • ESTI: 10/07/2019 10:17

      Mos fol mallaqie re diti, enveri ja leronte gjith albanezve ne fillim

  • www.youngtribune.com: 09/07/2019 23:25

    Mire qe reagojne qytetaret se per shtetit ke vdekur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?