Banorët e ish-degës ushtarake në Shkodër kanë protestuar para gjykatës dhe kanë hyrë me forcë në ambientet e saj ditën e sotme për të kërkuar masën e sigurisë ndaj përmbaruesit që ata kanë paditur në gjykatë. Banorët i kanë banesat nga bashkia, por tashmë ka dalë pronari me një dokument që tregon se është toka e tij edhe pse nuk ka një vendim gjykate për këtë. Banorët kërkojnë vendosjen e masës së sigurisë ndaj përmbaruesit pasi nesër do të vijë përmbarimi bashkë me policinë për t'i nxjerrë nga banesat. Banorët kanë protestuar fillimisht jashtë, por janë përplasur fizikisht me policin që ndodhej aty dhe kanë arritur të hyjnë brenda.
"Mos ik na prit këtu, këtu kemi për të fjetur sonte. Duam të drejtat tona. Keni nxjerrë 31 familje në rrugë", thonë ata të revoltuar në shkallët e gjykatës së Shkodrës. Njëri prej tyre thotë se kanë bërë një kërkesë padi në 23 korrik dhe gjyqtarja nuk ka marrë asnjë vendim për të hapur gjyqin për masën e sigurisë ndaj përmbaruesit.
"Jemi nga lagjia Qendërbek në Shkodër. 31 familje që janë vendos me një vendim të bashkisë Shkodër. Bashkia ka shitur këtë objekt me banorët brenda. Kemi kundërshtuar tri herë përmbaruesit dhe pronari ka bërë një padi dhe gjykata e apelit e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë. Tani është kërkuar dokumenti i trashëgimisë që nuk kanë se ku ta gjejnë për ta verifikuar nëse kanë akt apo jo. I kemi bërë gjyqtares një kallëzim se është shfaqur përmbaruesi për të na nxjerrë jashtë pa asnjë vendim, njëfarë Lefter Canaj. i bëj thirrje që policia ka njerëz të nderuar. ne banorëve duhet të na vinte një njoftim me vulë me firmë. Sot jemi se kemi bërë një kërkesë padi në 23 korrik dhe gjyqtarja nuk ka marrë një vendim për të hapur gjyqin për të marrë masën e sigurisë ndaj përmbaruesit. Kemi të dhëna që ka thënë se nuk ka sekretare por ky është rast urgjent se vjen përmbaruesi me policinë për të na nxjerrë jashtë", ka thënë njëri prej protestuesve.
Bashkia se ka shit token por pronari i tokes kerkon pronen e tij me te gjitha te drejtat e Zotit! Bashkia ta blejn ose ti çojn ne banesa sociale kto familje nqs jane te rregjistruar ne Shkoder!
PërgjigjuPse nuk shkoni tek Bashkia dhe hyni me dhune siç hyte ne gjykate dhe badhafaqohuni me at debilen VOLTANEN qe ajo ju ka strehu duke e ditur qe aty ka zot toke,pra faji nuk eshte I gjykates po I asaj debiles kryetare,qe shkaterroj Shkodren.
PërgjigjuJuve i keni shtepit tuaja ne male dhe keni zbrit ne qytet duke zen token dikuj tjeter.Dikur dikush nga qyteti te vij e tju zeri shtepit e tokat nga ku keni zbrit nuk mendoj se do e lejonit.Tani beni gati zhelet e lironi token pronarit e shkoni nga keni ardh se esht tmerr kur mediat ju quajn shkodran juve.As per 100 vite nuk beheni shkodran edhe pse keni zaptu gjith qytetin duke detyru shkodrant e vertet me ik prej aty.Ju shoft rraca gjithve
Përgjigju