Tokës ku shesin i del pronari, tregtarët në Korçë në protestë! Filo: Nuk do largoheni pa iu gjetur një vend tjetër

29 Qershor 2022, 14:07| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 14:22

  • Share

KORÇË- Në qytetin e Korçës për herë të dytë është zhvilluar protesta e tregtareve të sendeve të përdorura që prej disa vitesh, shërbejnë te Teci i Korçës. Protesta e tyre u zhvillua pasi tokës ku ata shesin i ka dalë pronari dhe kërkon largimin e tyre.

Siç bëjnë të ditur tregtaret, ata më herët janë zhvendosur disa herë, derisa përfundimisht u vendosën tek Teci në Korçë, por së fundmi atyre i është kërkuar largimi dhe nga aty.

Tregtarët shprehen të gatshëm qe të paguajnë dhe tarifa kundrejt një vendi të përshtatshëm për të ofruar shërbimet e tyre. Ndërkohë theksojnë se puna në këtë treg është e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

 Mëngjesin e sotëm në shenjë proteste ata i’u drejtuan Bashkisë Korçë për t’i parashtruar kërkesat e tyre. Mësohet se ndërmjet tyre dhe kreut të bashkisë Sotiraq Filo, është zhvilluar një takim, ku tregtarët kanë marrë garancinë që nuk do të largohen nga vendi që tregtojnë, pa u gjetur më parë një vend i ri nga bashkia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?