Pa surpriza ka përfunduar edhe gara për sportisten tjetër shqiptare Manuela Deliaj, qitësja e cila garonte 10 metër pistoletë ajër. Deliaj kapi në total 565 pikë, duke u renditur e 37 nga 53 sportistë që garonin në këtë disiplinë. Deliaj gjithsesi do të garojë sërish me datë 29 korrik në disiplinën 25 metër pistoletë precision.
Sportisti i radhës i Shqipërisë që do të garojë në Lojrat Olimpike është notari Kledi Kadiu, me 27 korrik ora 12:00. 18-vjeçari që stërvitet në Amerikë do të garojë në disiplinën 100 metër stil i lirë.
Komento