Luiza Gega gjatë garës në Lojërat Olimpike

Sport

Tokio 2020/ Përfundon gara e 3000 m, Luiza Gega renditet e 13-ta në olimpiadë

4 Gusht 2021, 13:18| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:17

  • Share

Për herë të parë në historinë e sportit Shqipëria ka garuar në finalen e madhe të Lojërave Olimpike. Atletja Luiza Gega përfundoi garën e 3000 metrave me pengesa dhe u rendit në vendin e 13-të me kohën 9:34.10.

Medaljen e artë e fitoi Peruth Chemutai, atletja nga Uganda. 22-vjeçarja afrikane regjistroi kohën 9:01.45 dhe i dhuroi vendit të saj medaljen e artë. Në pod u ngjitën edhe Courtney Frerichs nga SHBA, e cila mori medalje argjendi dhe Hyvin Kiyeng nga Kenia me medalje të bronztë.

Shqipëria mbylli përfaqësimin në Lojërat Olimpike 'Tokio 2020', pa asnjë medalje, ku rezultati më i mirë ishte ai i Briken Caljas i cili u rendit i 4 në peshëngritje në peshën trupore deri në 73 kg.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?