Tokio e ‘La Casa de Papel' del në skenë me Madonën! Video bën xhiron në rrjet

4 Nëntor 2023, 22:11| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 22:18

  • Share

Madonna ka dhënë një koncert të madh në Barcelonë natën e së premtes, por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është “partneriteti” me Ursula Corbero  në skenë.

Tokio, aktorja e famshme e serialit të njohur, " La Casa de Papel ", ishte në mesin e mijëra njerëzve që shkuan për të dëgjuar "mbretëreshën e popit" drejtpërdrejt.

Aktorja 34-vjeçare spanjolle nuk mbeti thjesht një spektatore. Ajo doli në skenë, pranë Madonës, për të vlerësuar kërcimtarët e saj. Videot nga ai moment po bëjnë xhiron në rrjet.

Si u njohën Madonna dhe Corbero?
Ursula Corbero ka përmendur në një intervistë, njohjen dhe miqësinë e saj me Madonën. Siç kishte deklaruar, gjithçka nisi kur të dy ishin në të njëjtin avion. Siç tha ajo në emisionin “Tonight Show with Jimmy Fallon”: “ Po udhëtoja për në Madrid dhe u ndala në Londër. Kur hipa në aeroplan, shkova në banjë dhe kur u ktheva në vendin tim, pashë Madonën. Pastaj Madonna u kthye nga unë dhe bëri kontakt me sy me mua. Dhe befas ajo erdhi drejt meje, duke mbajtur kontaktin me sy. Ajo erdhi pranë dhe vuri këmbën e saj në ndenjësen time për të lidhur këpucët e saj dhe tha "Përshëndetje. Më falni, thjesht doja t'ju them se jam një fanse e madhe e juaja. Më pëlqen La casa de papel. Tokio është personazhi im i preferuar".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?