Kjo foto e një avioni kinez Y9 u publikua nga Japonia me 26 gusht 2024

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

26 Gusht, 22:54| Përditesimi: 26 Gusht, 22:56

  • Share

Japonia mobilizoi avionët luftarakë të hënën pasi një avion ushtarak kinez "shkeli" hapësirën ajrore japoneze, tha Ministria e Mbrojtjes.

Avioni kinez "u konfirmua se kishte shkelur hapësirën ajrore territoriale në ishujt Danjo në prefekturën e Nagasakit", tha Ministria japoneze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ajo kishte mobilizuar "aeroplanë luftarakë në bazë emergjence".

Aeroplani kinez "Y-9 i mbledhjes së të dhënave të zbulimit" hyri në hapësirën ajrore japoneze në orën 11:29 të mëngjesit për rreth dy minuta, shtoi ministria.

Autoritetet kineze nuk kanë komentuar për incidentin.

Mediat lokale, përfshirë transmetuesin publik NHK, thanë se incidenti shënoi herën e parë që avionëve të ushtrisë kineze hyjnë në hapësirën ajrore të Japonisë.

Ministria e mbrojtjes tha se u ndërmorën hapa nga ushtria japoneze si "lëshimi i paralajmërimeve" për avionët, por NHK raportoi se nuk u përdor asnjë lloj arme si shenjë alarmi.

Në përgjigje të incidentit, zëvendësministri i Jashtëm Masataka Okano thirri ambasadorin në detyrë të Kinës në Japoni të hënën vonë dhe i "paraqiti një notë të fortë proteste". Zyrtari i bëri thirrje Kinës të marrë masa kundër një përsëritjeje të incidentit, tha ministria e jashtme japoneze përmes një deklarate.

Diplomati kinez tha në përgjigje se çështja do t'i raportohej Pekinit, sipas ministrisë japoneze të mbrojtjes.

Anijet japoneze dhe kineze janë përfshirë më parë në incidente të tensionuara në zonat e debatueshme, veçanërisht në ishujt Senkaku në Detin e Kinës Lindore, të njohur nga Pekini si Diaoyus.

Zinxhiri i largët i ishujve ka nxitur tensione diplomatike dhe ka qenë qenë skene konfrontimesh mes anijeve të rojes bregdetare japoneze dhe anijeve kineze të peshkimit.

Pekini është bërë më agresiv lidhur me pretendimet ndaj ishujve në vitet e fundit. Tokio ka raportuar mbi praninë e anijeve të rojes bregdetare kineze, një anije detare dhe madje edhe një nëndetëse me energji bërthamore në afërsi të ishujve të debatueshëm.

Pekini ka pretendime territoriale në pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, përmes të cilit kalojnë triliona dollarë tregti në vit, pavarësisht nga një vendim i gjykatës ndërkombëtare se pohimi i tij nuk ka bazë ligjore.

Ishujt Danjo janë një grup ishujsh të vegjël në Detin e Kinës Lindore, afër rajonit jugor të Japonisë, Nagasaki.

Japonia në vitet e fundit ka forcuar lidhjet ushtarake me Shtetet e Bashkuara për të frenuar ndërhyrjet në rritje të Kinës në rajon, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe duke siguruar armë sulmuese.

Në të njëjtën kohë, ajo ka rritur lidhjet ushtarake me Filipinet, që gjithashtu është përballur me pretendimet territoriale të Kinës, si dhe me Korenë e Jugut./ VOA

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?