Tokyo 2020/ Lojërat Olimpike do të zhvillohen, por 80% e japonezëve janë kundër

2 Shkurt 2021, 19:27| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 19:29

  • Share

Ka rifilluar numërimi mbrapsht: kanë mbetur vetëm 171 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike Tokyo 2020, të planifikuara një vit më vonë në 23 Korrik 2021.

Organizatorët e Lojërave dhe përfaqësuesit e qeverisë liberal-demokratike, të udhëhequr nga Kryeministri Yoshihide Suga, u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e lojërave Olimpike.

Presidenti i komitetit organizues, Yoshiro Mori, është mëse i qartë se pavarësisht situatës të krijuar nga pandemia lojërat Olimpike do të zhvillohen dhe duhet diskutuar mënyra sesi mund të organizohen

Kjo duhet parë  si një mundësi për të propozuar një lloj të ri lojërash Olimpike "-tha ai

Por populli Japonez nuk i do më Lojërat Olimpike.

Shqetësimet rreth qëndrueshmërisë së tyre janë rritur, ndërkohë që  Japonia po ndeshet me valën e tretë të Covid-19.Sondazhet e opinionit publik tregojnë se rreth 80% e Japonezëve janë kundër zhvillimit të kësaj veprimtarie në vitin 2021.

Për më tepër, Lojërat Olimpikë nuk janë anuluar kurrë në kohë paqeje.

Yoshiro Mori, presidenti i  komitetit organizues Tokio 2020 thotë se problemi më i madh është perceptimi që japonezët kanë tani për Lojërat Olimpike. Dhe së dyti,  duhet parë mundësia si mund të si të vazhdohet me përgatitjet e lojërave  ndërsa po luftohet me korona virus. Këto dy pika janë fokusi kryesor i komitetit.

Disa muaj më parë, presidenti i KON (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach, u shpreh se këtë vit lojrat Olimpike  do te kishin një numër të reduktuar spektatorësh por ky optimizëm tani duket shumë skeptik.

Presidenti i Tokio 2020, Yoshiro Mori, nuk bën kompromis as  përsa i përket stafetës së pishtarit olimpik, që do të startojë më 25 mars nga prefektura e Fukushima-s dhe të cilin shumë do të dëshironin ta shkurtonin.

Në total, për stafetën, do të ketë rreth 10 mijë pishtarë, të cilët do të kalojnë 859 komuna të të 47 prefekturave japoneze, në një udhëtim që zgjat 121 ditë.

 

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?