Tolagahan flet për përjetimet e Almedës pas tërmetit: Gjendja psikologjike iu rëndua! Do që të jem gjithmonë pranë saj

18 Mars 2023, 14:21| Përditesimi: 18 Mars 2023, 14:33

  • Share

Tolgahan Sayışman ka folur për mënyrën se si Almeda e përjetoi tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë më 6 shkurt. Ai ishte në Bebek të Turqisë, ku tregoi se gjendja e saj psikologjike është rënduar prej goditjeve të forta.

Tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë dhe la pasoja të pa rikuperueshme , duket se ka prekur edhe familjen Sayışman. Almeda Abazi, bashkëshortja e aktorit të famshëm turk nuk e ka përballuar mirë tërmetin, i cili ka lënë akoma pasoja te ajo.

Tolgahan u shpreh se gjendja psikologjike e Almedës është rënduar që pas tërmetit në Turqi.Ai tha se javën e parë të Ramazanit do të shkojë në zonat e prekura nga tërmeti.

Aktori u përgjigj: “Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj”, tha Tolgahan.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?