Tolgahan dhe Almeda

Tolgahan flet për kolegen: Ka vend të veçantë në zemrën time! Ja si reagon Almeda Abazi

20 Nëntor 2022, 22:52| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 23:01

  • Share

Aktori Tolgahan Sayışman ishte pjesë e një sfide në ring në emisionin 'Zemër Luana', ku iu përgjigj pyetjeve. Teksa luante rolin e boksierit në ring, ai u pyet për aktoren Hande Erçel, për të cilën tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”. Direkt Besi i thotë Almedës: “Moj Almeda do futesh në ring?!”

Por a u bë xheloze Almeda? Bukuroshja shqiptare nisi të qeshë dhe sigurisht që e merr me sportivitet këtë gjë pasi edhe vetë është pjesë e artit.

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj. Megjithatë ajo nuk mungon në rrjete sociale kur herë pas here bën Q&A të shumta për fansat e saj shqiptarë, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë. Edhe në këtë intervistë virtuale, nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme nga fansat e saj të shumtë, shkruan Iconstyle.

“A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?”- e pyet një fans/fanse Almedën.

Abazi si një shqiptare e vërtetë jo vetëm që e ka kërcyer “Napolonin”, por e paska “djegur”. Modelja dhe aktorja ka ndarë një fragment në Instastory nga dasma e saj vite më parë, duke kërcyer së bashku me partnerin e saj turk, Tolgahan-in.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?