Aktori i njohur turk Tolgahan ka folur në lidhje me problemet që tërmeti në Turqi i kishte shkaktuar bashkëshortes së tij, Almeda Abazit, ku tha se gjendja e saj psikologjike është përkeqësuar. Aktori tha se javën e parë të Ramazanit do të shkojë në zonat e prekura nga tërmeti. Tolgahan është pyetur nëse kanë marrë ndonjë masë paraprake për tërmetin.
“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj.”
Mëngjesin e 6 shkurtit Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues, i cili u pasua nga disa goditje të tjera të njëpasnjëshme.