Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysiman

VIP & Spektakël

Tolgahan Saysiman, aktori i njohur turk promovon turizmin shqiptar/FOTO

26 Qershor 2018, 19:49| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 19:53

  • Share

Tolgahan Saysiman aktori i njohur turk i martuar me modelen shqiptare Almeda Ambazi, përmes postimeve në Instagram ka promovuar turizmin shqiptar.

Tolgahan është bërë i njohur në Shqipëri përmes roleve në telenovelat turke, por më tepër dashuria ndaj tij është shtuar kur u martua me bukuroshen Almeda Abazi.

Pas projekteve të tij në Shqipëri, aktori turk ka pasur mundësi të vizitojë disa prej vendeve turistike shqiptare, ku ka mbetur i impresionuar me rivierën shqiptare.

Përmes instaStory ai ka postuar qytetin e Durrësit, një pamje mahnitëse e tij  gjatë perëndimit të diellit.


(Postimi i Tolgahan Saysiman në InstaStory)

Një tjetër fotografi që ka postuar është ajo me bashkëshorten në sheshin “Skëndërbej” pas “Pemës së dashurisë”, që u bë e mundur të mbillej prej tyre në kuadër të nismës së mbjelljes së pemëvë që ndërmori kryebashkiaku Erion Veliaj.


(Postimi i Tolgahan Saysiman në Instagram)

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?