Tollumba si në pastiçeri, ja si ta realizoni në 5 minuta recetën nga zonja Albana

8 Mars 2023, 11:45| Përditesimi: 8 Mars 2023, 11:47

  • Share

Tollumba

Përbërësit:

Brumi:

  • 2 gota miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 3 vezë
  • 1 lgj sheqer
  • 2 gota ujë
  • Pak kripë

Shurupi:

  • 2 gota sheqer
  • 2 gota ujë
  • Vaj bimor

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujin, sheqerin, pak kripë dhe gjalpin. E lemë ujin të marrë valë dhe më pas shtojmë miellin e situr. Pas zierjes shtojmë vezët dhe e punojme brumin me dorë. E vendosim në një formë të dhëmbëzuar dhe realizojmë tollumbat duke i hedhur direkt në vaj të nxehtë.

Pas skuqjes i largojmë me pirun, i lemë të kullojnë pak dhe më pas i vendosim në sherbet për 2-3 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?