PSD e Tom Doshit bashkon votat me opozitën, rrëzohet kalimi i buxhetit për Malësinë e Madhe! Mbledhja shoqërohet me debate

8 Janar, 19:39| Përditesimi: 8 Janar, 21:44

  • Share

Këshilli bashkiak i bashkisë Malësi e Madhe nuk e ka miratuar buxhetin e vitit 2024.

Social demokratët e Tom Doshit kanë bashkuar votat me PD zyrtare dhe Rithemelimin, duke e rrëzuar kalimin e buxhetit në mbledhjen e zhvilluar mesditen e së hënës, ku ishin të pranishëm 27 këshilltarë.

Prej tyre 14 votuan pro miratimit të buxhetit kurse 13 ishin kundër, ndërkohë që 4 këshilltarë nuk ishin të pranishëm në mbledhjen me të rëndësishme.

Me shumicë votash nuk u miratua edhe dhënia me qira e një siperfaqeje pyjore në zonën e Kozhnjës në Kelmend. Mbledhja u shoqërua me debate ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj.

Prej muajsh, që pas zgjedhjeve vendore, PSD i ka pasur të shpeshta kritikat ndaj bashkisë së Malësisë së Madhe dhe kryebashkiakut Marinaj. Vota e sotme forcoi qëndrimin e mbajtur nga kjo forcë politike që në zgjedhje ishte krah PS ndërkohë që nuk dihet nëse kjo është një lëvizje politike e PSD në të gjitha bashkitë ku ka këshilltarë apo vetëm në Malësine e Madhe. Kujtojmë se në fund të muajit dhjetor, anëtarët e PSD në këshllin bashkiak të Shkodrës bashkuan votat me socialistët duke miratuar buxhetin.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?