Tom Doshi me stafin e partisë, në zyrën elektorale Shkodër

Politikë

Tom Doshi i rikthehet garës elektorale, njofton se do kandidojë në zgjedhjet e 11 majit: Do të jem deputet i Shkodrës

8 Shkurt, 16:31| Përditesimi: 8 Shkurt, 16:38

  • Share

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka hapur sot zyrën e tij elektorale në Shkodër. Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës pas zgjedhjeve të 11 majit, duke konfirmuar edhe qarkun se ku do kandidojë.

Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 Majit. Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet. 

Vetë Tom Doshi figuron në listën ‘non grata’ të SHBA-ve, që e detyroi të qëndronte larg Parlamentit pas zgjedhjeve të vitit 2021, duke dhënë dorëheqjen nga mandati që mbante dhe nga i i mundshmi që do dilte nga rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halo cela: 08/02/2025 23:30

    Per sa vota e ke buxhetin kete rradhe?

    Përgjigju
  • Komisari: 08/02/2025 22:23

    Patjeter. Fundja kot nuk je hero I krimit te organizuar Australian-shqiptar financues I vjeter i Rames, madje per rekord Guinness kur bleve PSD e Gjenush mentor-korruptomanit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?