Tom Doshi, kryetari i PSD

Politikë

Tom Doshi mesazh votuesve: Pavarësisht luftës së ashpër nga forcat politike, ne ia dolëm! Besnikëria jonë e palëkundur, do punojmë për kontratën socialdemokrate me qytetarët

18 Maj, 13:41| Përditesimi: 18 Maj, 13:47

  • Share

Kryetari i Partisë Socialdemokrate shqiptare, Tom Doshi, ka ndarë sot (18 maj) një mesazh falënderimi për të gjithë mbështetësit e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që i dhanë 50 mijë vota në rang kombëtar (teksa po numërohen edhe zarfet e fundit nga diaspora e Greqisë).

Këto vota i siguruan PSD-së 3 mandate në Kuvendin e ardhshëm, duke ruajtur të njëjtat pozita si më 2021, me 2 deputetë në Shkodër dhe një në Tiranë.

Doshi shprehet në postimin e tij në rrjetin social Facebook se pavarësisht luftës që u përballën nga forcat politike dhe madhe edhe mediave kundër, ata ia dolën.

Kreu i PSD-së theksoi se “do vijojë të punojë për kontratën e socialdemokratëve me qytetarët shqiptarë, pasi besnikëria e tyre është e palëkundur”.

Mesazhi i Tom Doshit në Facebook:

“Sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju.

Pavarësisht një lufte të ashpër nga të gjitha forcat politike, pavarësisht shumicës së mediave e portaleve kundër, ne ia dolëm! Ne ia dolëm me 50 mijë vota, me një numër të jashtëzakonshëm anëtarësh dhe aktivistësh vullnetarë, dhe me 3 deputetë të legjislaturës së ardhshme, të cilët do jenë zëri juaj në Parlament!

Partia Socialdemokrate dhe unë do punojmë pa u lodhun e pa u ndalun për ta bërë realitet kontratën tonë socialdemokrate, kontratën tonë me votuesit, me shtresat në nevojë, me njerëzit e vujtun, me ata që kanë nevojë të dëgjohen e të përkrahen!

Një falenderim i veçantë i shkon votuesve të mi besnikë në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukë e Fushë Arrëz. Besnikëria që kemi ndaj njani-tjetrit asht po aq e palëkundun sa dashuria për familjen e besimi në Zot.

Shkodra, Malësia e Madhe, veriu do jenë tan jetën shtëpia jeme. E gjithë Shqipëria ashtë shtëpia jonë, ku socialdemokratët kanë gjetun jo vetëm përkrahje, por kanë marrë respektin që meritojnë.

Misioni vazhdon! I juaji, Tom Doshi!”.

Postimi i Tom Doshit në Facebook

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?