Në një reagim për mediat, PSD e konsideron këtë një tjetër shpifje të radhës nga Berisha, duke theksuar se ai nuk ka bërë gjë tjetër gjatë gjithë jetës përveç përhapjes së gënjeshtrave. Sipas PSD-së, qytetarët tashmë e njohin mirë këtë sjellje sidomos në Shkodër, ku figura e Tom Doshit është e qartë për të gjithë.
“Shkodranët e dinë mirë kush është Tom Doshi e kanë parë gjithmonë pranë tyre, me pushtet apo pa të. Ata kanë ditur të dallojnë një njeri që mban fjalën nga një njeri që vetëm mashtron. Këtë dallim do ta bëjnë sërish më 11 maj do votojnë për atë që ka ndihmuar mijëra familje pa kërkuar asgjë në këmbim. Do votojnë për njerëzit e fjalës, jo për mashtruesit,” thuhet në deklaratën e PSD.
Më tej, PSD i kujton Berishës se përveç “llogaridhënies para Zotit” që përmend, ai ka shumë për të shlyer edhe përpara qytetarëve shqiptarë.
Deklarata vjen pasi Sali Berisha u zotua se nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare, brenda 100 ditëve do të ndërmerren masa drastike në sektorin farmaceutik. Ai premtoi miratimin e një ligji që ndalon tregtimin e barnave që nuk janë të certifikuara në të paktën dy vende të Bashkimit Europian dhe deklaroi se Vilma Nushi dhe Tom Doshi do të humbin çdo licencë dhe do të përballen me ndëshkime të ashpra për ilaçet jocilësore që, sipas tij, kanë hedhur në treg.
Komente
