Toma: Rritja e çmimeve të maskave dhe dorezave jo nga farmacitë, por furnizuesit dhe tregu i zi! Farmacistët, të mos ndëshkohen për 'vogëlsira'

16 Mars 2020, 10:24| Përditesimi: 16 Mars 2020, 13:06

  • Share

TIRANË- Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma ka sqaruar se rritja e çmimeve të dorezave dhe të maskave nuk ka ardhur nga farmacitë, por nga furnitorët dhe tregu i zi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Toma shprehet se duke qenë se për këto dy produkte nuk ka pasur një kërkesë të madhe në treg më parë, farmacitë janë gjetur "të papërgatitura" për këtë fluks të menjëhershëm  dhe pritet në ditët në vijim furnizimi, por nuk dha një afat kohor konkret.  

"Realisht kemi hasur vështirësi në furnizim, por na është bërë me dije që po bëhen përpjekje për të na furnizuar. Nuk është në dorën e farmacistit rritje e çmimeve, por nga ato biznese që e kanë në tagër për produktet farmaceutike. Sa i takon barnave ka furnizim. Maska dhe alkool ka një kërkesë të shtuar, mund të jetë edhe nga paniku, por edhe për faktin se janë produkte që në përditshmen e qytetarit nuk ka pasur kërkesë. Planifikimet nuk kanë qenë të këtyre përmasave. Nuk është farmacia që përcakton çmimet, por janë shpërndarësit, që gjenden dhe në faturën tatimore dhe mbi këtë çmim vendoset çmimi i tregtimit nga pakicat. Nuk klasifikohen si barna, për aq kohë sa gjenden në supermakete. Origjina e rritjes së çmimeve nuk është në duart e farmacistëve", tha Toma.

Ajo ka pasur edhe një apel për qeverinë, që në këto ditë të jashtëzakonshme të jetë më e mirëkuptueshme dhe të mos penalizojnë farmacitë për "vogëlsira".

"Farmacitë janë të ndërgjegjësuar për detyrën dhe tolerancën që duhet të tregojnë. Por ju lutem në situatë anormalitet me gjithçka të mos kapen me vogëlsira. Është penalizuar një faturë në Durrës pse nuk është futur produkti në qese, të mendojnë që dhe farmacistët janë njerëz", tha Toma.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 16/03/2020 15:00

    Moj zonje pse po mbron abozuesit? Turp te kesh qe i mbron,po ato hajdute farmaciste perse furrnizohen nga keto kontrobandista pa fature . Pastaj kur penalizohen gjynaf,nuk ka ditur gjo se jan te pa rregullta eshte justifikimmi.

    Përgjigju
  • Papi: 16/03/2020 12:58

    Atehere pse e blen farmacia nga furnizuesi? Mos ta marre dhe te thote qe skane. keshtu ta shese vete furnizuesi njerzve... turp qe mbroni kush po i shet

    Përgjigju
  • Ana: 16/03/2020 11:06

    Do tiu lutesha gazetareve dhe te gjith medjave ne shqiperi te japin keshilla per familjaret te mos u hapin dyert hajduteve dhe keqberesve me sebepin qe po vin per sperkatje te ambienteve e per te ber tampone per virusin ashtu sic po ndodh ne itali

    Përgjigju
  • Andi: 16/03/2020 10:44

    Nga farmacite eshte rritja. Ta shesin dezinfektatin dhe maskat me cmime stratosferë dhe ne kupon shkruajne thjesht "Barna", pa e percaktuar cfare produkti eshte blere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?