Toma: Vaksinimi i 2500 farmacistëve, domosdoshmëri, s’duhen më shumë se 5000 doza

5 Shkurt 2021, 17:53| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 18:07

  • Share

TIRANË- Nëpërmjet një shkrese drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, farmacistët kërkojnë që të përshihen në grupet prioritare të procesit të vaksinimit anti-covid.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma thotë se vaksinimi i farmacistëve është një domosdoshmëri, ndërsa shpreh hapur dhe përjashtimin që i është bërë kësaj kategorie nga institucionet e shëndetësisë. 

 “Kjo kërkesë nuk i mbetet dëshirës dhe preferencës, pra që preferojmë të vaksinohemi, por kjo kërkesë i referohet domosdoshmërisë së vaksinimit të të gjitha bluzave të bardha. Ngren pyetjen cili është ai grup që etiketohet grup profesionistësh dhe ekspertësh të cilët kanë bërë përjashtimin e farmacistëve nga kategoria për të cilët vaksinimi duhet të jetë prioritet”, tha Toma.

Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm tregon se janë rreth 2500 farmacistë në rrjetin e hapur që janë kategori më e riskuar e rrjedhimisht duhet të vaskinohen.

 “Numri i farmacistëve që punojnë në rrjetin e hapur dhe në farmacitë spitalore nuk i kalojnë 2500, që do të thotë se nuk duhen më shumë se 5000 doza për t’i vaksinuar”, tregon Goma.

Për farmacisten Teuta Maçi risku gjatë muajve të pandemisë ka qenë i madh. Ajo shpjegon se një pacient i sëmurë ballafaqimin e parë e ka me farmacistin.

 “Duhet të keni parasysh që pacienti i sëmurë ballafaqimin e parë e ka në farmaci. Pra  përplasjen e parë me personelin mjekësor e gjen te ne, dhe vjen te ne kur ka simptoma, se përndryshe nuk ka pse të vinte. Dhe është momenti kur personi është më ngjitës, në ditët e para të sëmundjet”, tha farmacisti.

Ndërkohë që Shqipëria po njeh shifra rekord të infektuarish, ndërgjegjësimi i qytetarëve është ulur. Kjo evidentohet dhe nga rënia e blerjeve për maska dhe dezifektant në farmaci.

“Ka një rënie të blerjeve të maskave dhe dezinfektantëve, kjo mendoj që vjen se ka ikur frika e tmerrshme që shoqëronte fillimin, njerëzit janë lodhur dhe vihet re një neglizhencë më e madhe”, vijoi ai.

Sot u vaksinuan 60 mjekët dhe infermierë në Stadiumin ‘Air Albania’. 687 personel e kanë marrë dozën e parë dhe 182 personel shëndetësor kanë marrë dozën e dytë. Në total deri tani janë administruar 869 doza të vaksinës anti-COVID.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 09/02/2021 19:00

    Doni te gjithe na1 thele ju. Dale me radhe e e ser do e hani te tere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?