Armiqtë e përjetshëm, por shumë të dashur të publikut që rritën breza të tëra me lojërat e tyre, Tomi dhe Jerry do të rikthehen në ekran në mars 2021.
Ky rikthim do të vijë i animuar, por dhe me personazhe realë nën regjinë e Tim Storu dhe aktorët Chlow Grace Moretz, Rob Delaney, Michael Peña, Ken Jeong e Colin Jost.
Në serinë e radhës, Tom Dhe Jerry janë zhvendosur për të jetuar në New York dhe ngjarja zhvillohet në një hotel ku do të bëhet një dasmë dhe si gjithmonë Tomi është ai që duhet të heq qafe Jerryn, por kësaj here ata do të bashkëpunojnë kundër një armiku të përbashkët. Premiera në 5 mars 2021.